KORÇË- Arrestohet Bledian Deda, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës, ngjarje e ndodhur në datën 24 nëntor 2013.
Policia e Korçës, ka bërë të ditur se, mesditën e djeshme është vënë në pranga 26-vjeçari Deda banues në Kodët Kamëz. Deda ka qenë në kërkim që prej datës 14 dhjetor 2013.
Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj Dedajt masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ky person j’u ka dhënë ndihmë shtatë të dënuarve, të cilët u arratisen nga burgu i Drenovës.
Aktualisht shtatë të arratisurit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula, Artur Gora, janë rikthyer në burg pasi u arrestuan në një hark kohor brenda 1 jave nga arratisja.
Asokohe arratisja e këtyre personave alarmoi strukturat shtetërore pasi këta të dënuar konsiderohen tepër të rrezikshëm si dhe ishin të armatosur.
Për ngjarjen pati një sërë masash, si shkarkime, arrasetime, ndërsa si autorë të planit për arratisjen janë konsideruar Admir Tafili dhe Fran Marashi.
(Ne foto: Momenti i arrestimit të Fran Marashit dhe Admir Tafilit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com