SHKODER-Gjykata ka lënë në burg dy policët që u arrestuan për arratisjen e Ermirjon Nikjes nga paraburgimi në Pukë.
 
Emirjon Nikja ka mundur t'u ikë forcave të policisë në momentin kur po transportohej për në paraburgimin e Shkodrës në datë 9 shtator.
 
Inspektorët Pajtim Bushi dhe Dode Preka me detyrë trupë shërbimi pranë komisariatit të Pukës u arrestuan menjëherë pas arratisjes së Nikjes.
 
Sot Bushi dhe Preka dolën para gjykatës për masën e sigurisë, ku gjykata vendosi arrest me burg.
 
Pajtim Bushi dhe Dode Preka akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
 
Ndërkohë që vijnë kërkimet për arrestimin e Ermirjon Nikjes, që u arratis në datë 9 shtator.
 
20-vjeçari ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë.



dy.b/shqiptarja.com