'Arratisje nga bota', 8 ishuj mahnitës në Europë që turistët nuk i njohin akoma/FOTO

'Arratisje nga bota', 8 ishuj mahnitës në Europë që turistët nuk i njohin akoma/FOTO

Stromboli, Itali

Nese po ëndërroni për një ‘arratisje’ nga bota e përditshme dhe larg zhurmës së turistëve që mbushin vendet plot e për plot, atëhërë në këtë artikull do të gjeni ishujt idealë.

Sigurisht që Firenze dhe Parisi janë të bukur, por këto ishuj janë relaksi dhe kënaqësia ndryshe nga pushimet e zakonshme.

Ponza, Itali
Pushimet në Ponza të Italisë, në këtë ishull të bukur vullkanik në detin Tirren, që është vetëm 1 orë larg fluturim me helikopter nga kontinenti plakë.

Nuk ka mega jahte që ju mahnisin, por thjeshtësia do tju bëjë të ndiheni të relaksuar. Ushqimet e shijshme dhe deti i mrekullueshëm do të ju bëjë të ndiheni sikur keni fituar 1 milionë dollarë.

Belle-ile-en-mer, Francë
Duke u nisur që nga emri i shullit duket shumë mirë që nuk gabojmë me zgjedhjet.

‘Ishulli i bukur në dët’ është i vendosur në veriperëndim të Francës, ky është një destinacioni njohur për plazhet e virgjëra dhe ushqimet e shijshme.

Ishulli të jep mundësi të bësh surf dhe sporte të tjera ujore. Në këët ishull mund të shijoni pamjet e bukura piktoreske.

Grinda, Suedi
Asnjë udhëtim në kryeqytetin skandinav nuk është i plotë pa një udhëtim me varkë rreth arkipelagut të Stokholmit. Dhe ka mijëra ishuj për të parë, Grinda paqësore është një nga më të lehta për të arritur (është rreth një orë e gjysmë nga qyteti) dhe ofron një shumëllojshmëri të opsioneve të akomodimit (hotele, dhe një kamping). Nuk ka makina të lejuara në ishull, por shumë plazhe me rërë, shtigje dhe fshatra të bukur.

Hydra, Greqi
Makina dhe skuterat janë të ndaluara në këtë ishull që ndodhet rreth dy orë nga Athina, që do të thotë që ju duhet të mbështeteni në gomarët që të mbani bagazhin tuaj në hotelin tuaj. Poet-muzikant Leonard Cohen ra në dashuri me plazhet me guralecë, rrugët me kalldrëm dredha-dredha, shtëpitë e lyera me gëlqere dhe kafenetë dhe baret e çuditshme, të cilat mund të shpjegojnë se si ky ishull i relaksuar fitoi reputacionin e vet.

Texel
HolandëI njohur si  "Tesse", ky ishull i veriut krenohet me rrugë të shumta që të çojnë në fshatra të çuditshëm, fusha me ngjyra tulipani, një park kombëtar.

Stromboli, Itali
Pikërisht në veri të Sicilisë qëndron ky ‘vend i zjarrtë’ (vullkani mbi ishullin është akoma aktiv). Kaloni ditën duke pushuar në plazhet e rërës së zezë dhe duke notuar në ujërat epastra, pastaj gëzoni shfaqjen e fishekzjarreve  në mbrëmje (nga një distancë e sigurt, natyrisht).

Colonsay, Skoci
Nëse paqja dhe qetësia është ajo që ju doni të gjeni  atëherë kjo është bileta e vetme që do të ju duhet: ishuj e largët veriore. I vogël sa është plotësisht i arritshëm me këmbë ose me biçikletë, në harmoni me natyrën, të jep mundësinë të eksplorosh kodrat , kullotjen e dhive, dhe florën e bukur. Ah, aq relaksuese.

Azorët, Piortugali
Është e vështirë të zgjedhësh një të preferuar nga ky varg ishujsh vullkanikë në Atlantik, por ne jemi të pjesshëm dhe po zgjedhin atë në São Miguel. Vendndodhja e largët do të thotë se ju do të shihni turistë relativisht të pakët këtu dhe do të keni të gjitha pishinat gjeotermale, kryesisht për veten tuaj. Mos humbisni shikimin e e spektaklit të balenave dhe delfinët, gjithashtu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë