Dejvis Rustemaj dhe tre personat e tjerë akuzohen për atentatin ndaj Lorenc Hoxhës para 4 ditës te Komuna e Parisit.
Katër të arrestuarit nuk kanë bërë asnjë deklarim para gjykatës, ndërsa akuzohen për tentativë vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Ditën e djeshme Dejvis Rustemaj dhe 3 të tjerët janë arrestuar në Vlorë në një hotel, ndërsa sot u paraqitën para gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.
Në ngjarjen e ndodhur në kryqëzimin e komunës së Parisit sipas policisë u përdorën dy armë dhe ndërmjet të rinjve u shkëmbe zjarr, ndërsa në përfundim të operacionit “poker” asnjë nga armët e krimit nuk është gjendur.
Dejvis Rustemaj dhe 3 bashkëpunëtorët e tij Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri para gjykatës
Si u përshijnë të rinjtë në këtë konflikt?
Gazetari Arsen Rusta raporton se sipas hetimeve të prokurorisë dhe deklarimeve të të plagosurit Hoxha ka qenë një debat mes tij dhe katër të rinjve që ka nisur pasi Rrustemaj e Kodra i kanë thënë Hoxhës se përse ky nuk merrte hak për kushëririn e vrarë 2 vite me parë por ulej në tryezë me hasmin.
Ky debat verbal ka përfunduar më pas në një përleshje fizike mes të rinjve në sheshin “Nënë Tereza” ku është dhunuar fizikisht vëllai i Lorenc Hoxhës.
Të rinjtë pas kësaj ngjarje kanë lëvizur të armatosur mes tyre dhe pse dikur shokë për tu përleshur sërish këtë herë në kryqëzimin e komunës së Parisit deri në shkëmbim zjarri ku Dejvis Rrustemaj qëllon mbi Hoxhën duke e lënë këtë të fundit të plagosur.
Pamjet/ Ja si u krye atentati te Komuna e Parisit
Provat filmike janë të pakundërshtueshme, pasi duket qartë Dejvis Rustemaj, i cili me qetësi në semafor zbret nga makina e tij tip BMW dhe drejtohet te makina e bardhë tip Benz e Hoxhës duke hapur derën dhe qëlluar në drejtim të tij.
Autori i atentatit me precedent, i shpëtoi vrasjes para 3 muajve
Autori i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, Dejvis Rrustemaj është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi para 3 muajve i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në kryeqytet pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, pranë Kinostudios.
dy.b/shqiptarja.com