Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Nikollaq Capi, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit Urbanistik të Bashkisë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të jashtëligjshme për 72 kërkesa nga subjekte të ndryshme private.Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë pasdites së sotme nga ana e forcave të Drejtorisë së Policisë Vlorë.
Nga hetimi, i cili ka nisur në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme për shpërdorim detyre nga ana e ish-zyrtarit të Bashkisë Himarë, pasi, nga studimi i 72 praktikave të lejeve të ndërtimit ka rezultuar se në asnjë rast KRRT-ja e Bashkisë Himarë nuk ka miratuar studime pjesore të lidhura me këto lejë ndërtimi. Në dokumentacionin e administruar janë konstatuar në disa raste studime pjesore, por në asnjë rast këto studime nuk janë miratuar me ndonjë vendim të KRRT-së. Gjithashtu, destinacioni i shesheve të ndërtimit si dhe lejet e ndërtimit nuk janë miratuar në zbatim të ndonjë studimi urbanistik rajonal apo masterplani.
ATSH
/Shqiptarja.com