'Arrest shtëpie' për dy ish-deputetët e PS-së, PD: Vendim politik i marrë nga Rama

'Arrest shtëpie' për dy ish-deputetët e PS-së, PD: Vendim politik i marrë nga Rama

Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Renda dha masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, një reagim ka ardhur edhe nga Partia Demokratike.

Me anë të një deklarate për shtyp, PD-ja shkruan se ky nuk është vendimi i Gjykatës, por vendimi politik i kryeministrit Edi Ramës pasi sipas tyre kjo është e njëjta skemë që ai ndoqi edhe për Tahirin.

Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës. Ndryshe nga çfarë kërkojnë shqiptarët dhe bëjnë thirrje partnerët tanë strategjikë, realiteti flet qartë: Me Edi Ramën nuk ka luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, me Edi Ramën stabiliteti është vetëm një fasadë!

Partia Demokratike 

Deklarata e plotë e PD-së:

Lirimi nga burgu i dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës!

Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje.

Me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin.

Kur të gjithë presin dhe kërkojnë arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e votave me bandat kriminale, Edi Rama urdhëron lirimin e Arben Ndokës, i kapur edhe ky në përgjimet e dosjes 339 duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në Lezhë.

Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Ndryshe nga çfarë kërkojnë shqiptarët dhe bëjnë thirrje partnerët tanë strategjikë, realiteti flet qartë: Me Edi Ramën nuk ka luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, me Edi Ramën stabiliteti ësh

të vetëm një fasadë!

Për sa kohë vendi është nën sundimin e krimit, i cili qëndron bashkë me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë presin rradhën e lirimit nga akuzat dhe mbylljes së dosjeve të krimit!

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, duke kaluar nga arrest me burg në arrest shtëpie. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit VOL-VO 4, ku u arrestuan dhe anëtarët e grupit të Avdylajve. Gjykata ka vendosur që Astrit Avdylaj të vazhdojë që të qendrojë në burg, bashkë me vëllain e Ndokës, dhe anëtarë të tjerë të grupit Avdylaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty