Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur "arrest shtëpie" për kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Suzana Mandija, 58 vjeç, dyshuar për korrupsion pasiv. Kjo ka qenë dhe kërkesa e Prokurorisë për të cilën ka dhënë vendimin Gjykata.
Mandia ishte nën hetim për manipulimin e shortit të gjyqtarëve, kundrejt ryshfetit.
Ndalimi i saj është bërë në bazë të një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale, nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë korruptive, të shtetases së mësipërme.
Mandija ka ndikuar në hedhjen e shorteve elektronike.
Ndërkohë pas vendimit të Krimeve të Rënda për arrest shtëpiak ndaj kancelares së Gjykatës se Apelit Durrës, ka ardhur vendimi i shkarkimit të saj nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Manjani ka përshëndetur aktin e Prokurorisë, ndërsa ka theksuar se inkurajon hetime të thella dhe të plota.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

e Apelit Durrës, Manjani e shkarkon">