'Arrest shtëpie' për Spahinë/ Noka: Provokim! Rama ta harrojë 30 qershorin

Në përfundim të seancës gjyqësore, ku ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u la në 'arrest shtëpie', ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se ky është një provokim i kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Noka tha ky vendim, të cilin ai e ka quajtur "politik", nuk do të stepë PD-në dhe opozitën, e ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

"Ky gjyq nuk e step PD-në dhe opozitën në betejën e saj për mbrotjen e Kushtetutës. Ky provokim duke arrestuar ish-deputetin, duke lënë në burg dy policë Bashkiak, që ishin në krye të detyrën për të mbrojtur dekretin e Presidentit. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh, në Shqipëri nuk do jetë ditë zgjedhjesh. Do jetë vetëm kur presidenti do dekretojë datën e re, Rama ta harrojë 30 qershorin", tha Noka.  


Lajmi kryesor:

I vunë flakën KZAZ në Shkodër/ Spahia nga qelia në arrest shtëpie: Vendim politik, ika të qetësoja situatën (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja