Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta. Ditën e sotme është hedhur shorti për relatorin dhe i caktuari është Ilir Panda, ndërsa ditët në vijim pritet caktimi i 2 anëtareve të tjerë të treshes gjykuese.

25 majin e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi 5 me 3 në favor të Erjon Veliajt, duke urdhëruar Gjykatën e Lartë, që të argumentojë pse nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut për jo proporcionalitet e të masës së sigurisë dhe mbylljen në ka kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.