Arrestim ‘peshqve’ të mëdhenj?
Xhafaj paralajmëron: Prisni...

Arrestim ‘peshqve’ të mëdhenj?<br />Xhafaj paralajmëron: Prisni...<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm sot në Prokurorinë e Përgjithshme për firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Pas përfundimit të takimit, ministri Xhafaj u pyet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për një koment në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të LSI, Dashamir Xhika, që ka mbajtur postin e drejtorit të ARRSH për 4 vite, por edhe ‘peshqve’ të mëdhenj. 

Xhafaj nuk pranoi të japë përgjigje të detajuar mbi arrestimin e zyrtarëve, që shënon dhe hapjen e një prej tre dosjeve që flinin në sirtaret e Prokurorisë së Elbasanit, duke u mjaftuar me një paralajmërim të shkurtër “Prisni...”.

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të ARRSH dhe 3 biznesmenë, u arrestuan për korrupsion në  ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike