Arrestimet e Çapjave/ Artan Hoxha: U vendos minë te tregu i Elbasanit, si u shmang shpërthimi

Arrestimet e Çapjave/ Artan Hoxha: U vendos minë te tregu i Elbasanit, si u shmang shpërthimi

Artan Hoxha

Referuar aksionit të fundit në Elbasan, kontrollit të fisit Çapja dhe ndalimit të anëtarëve, gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në emisionin ‘Repolitix’ se policia ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa deklaroi se ishte planifikuar për t’u sulmuar tregu i këtij qyteti, pasi një minë e telekomanduar iu vendos një tregtari, i cili shpëtoi rastësisht. Tregu kontrollohet nga kundërshtarët e Çapajve.

Është sulmuar, u tha se operacioni ndodhi ditën e shtunë, policia lokale, nën drejtimin e Qatos, kanë sulmuar një zonë të njohur në Elbasan. Bënë kontrollin e armëve dhe banesave, ai u tremb. Në shtëpi iu gjetën armë, fishekë, por iu gjet edhe një minë e telekomanduar. Disa herë ishte tentuar që të goditej ky grup, por përpjekjet kanë dështuar. Dukej sikur në Elbasan ishte bërë nami, por për fat të keq nuk ishin rezultatet që priteshin. S’u kap ndonjë emër i madh, s’u gjet ajo që pretendohej të gjehej. Është një arsenal i madh njerëzish, armë që lëvizin. Prej 2 vitesh në Elbasan ka një sërë ngjarjesh që ecin rresht. Në të gjitha rastet policia ka dështuar. Të rrethosh gjithë atë zonë është arritje, në 20 tetor, 3 javë më parë, u kapën 4 mina në Elbasan. Pse janë ato mina në Elbasan?! Dyshohej se një nga objektivat e mundshëm qe synuar të goditej tregu i qytetit të Elbasanit. Një minë me telekomandë iu vu një tregtari. Tregu i qytetit ishte nën kontrollin e një grupi kriminal. Tregu kontrollohej nga kamerat. Ata gjetën pikën, ia montuan minën nga poshtë. Para se të hynte në treg, ai sheh tek berberi që i thotë: Ke diçka poshtë makinës. 48 orët e para s’u gjet arsyeja ç’lidhje kishte ai tregtar. Më pas ndodhi ngjarja e Shkodrës. Sërish ishte dyshimi se do vihej një minë në Elbasan. Ka patur dhjetëra raste të pengmarrjes.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi