Tiranë- Gjyqtarja Igerta Hysi do gjykojë ankimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, për masën e sigurisë arrest me burg, por edhe atë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, në gjykatën e Apelit të GJKKO-së.
Shorti elektronik ka caktuar pikërisht magjistraten Hysi për të dyja dosjet e vlerësimit të apelimeve nga palët mbrojtëse, që pretendojnë ndryshimin e masës dhe lirimin e klientëve.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se e njëjta gjyqtare është caktuar nga shorti për të shqyrtuar dhe ankimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Masa e sigurisë ndaj Ilir metës dhe Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO, "arrest me burg" për të parin dhe "detyrim paraqitjeje" për të dytën. Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova. Meta po hetohet për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
GJKKO ka caktuar masën arrest shtëpie për Pirro Xhixhon, ish-kreu i AKEP, dhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho si dhe detyrim paraqitje është caktuar edhe për Ema Çokun, një person i afërt me Monika Kryemadhin.
Masat e sigurisë konkluduan një hetim 5 vjeçar të nisur në vitin 2019, njoftoi zyrtarisht pasditen e 21 tetorit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kurse ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i zonës Durrës-Shijak, u arrestua më 20 Tetor me urdhër të SPAK, pas hetimeve të platformës së koduar SKY ECC, ku mbante komunikime me grupe kriminale dhe konkretisht me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit "Golden", i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani prengës, më 2020. masa "arrest me burg" ndaj tij u dha më 22 Tetor nga GJKKO, teka ka bërë ankimim në Apel.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11