TIRANË - Tridhjetë persona janë arrestuar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin pasi kanë vjedhur energjinë elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në operacionet e përbashkëta që Policia e Shtetit vijon me grupet e OSHEE-së janë kryer kontrolle në rreth 5 mijë raste, nga të cilat 87 kanë rezultuar me shkelje.
Nga këta, 30 autorë janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 55 shkelës të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Vjedhja e energjisë është evidentuar nga 100 grupet që janë në terren për parandalimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë proceduar 20 persona nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 16 ndiqen në gjendje të lirë.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 4 raste me 4 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com