TIRANE-Lëvizja “Shqiperia e Re” së bashku me shumë simpatizantë të saj kanë marshuar sot nëpër rrugët e Tiranës më moton “Për mbrojtjen e vëllezërve,motrave dhe nënave tona shqiptare në Maqedoni e Preshevë” . “Shqiptarët nuk janë terrorist” , “Janullofksi+Daciç=Milloshevic”, “Haxhinasto mbro identitetin tonë ose jep dorëheqjen” keto kanë qënë disa nga pankartat që simpatizant e kësaj levizjeje mbanin në duar. Marshimi filloj nga sheshi Nënë Terreza duke ju drejtuar Amabasadës Serbe. Tek ndëertera e kësaj të fundit forcat policore nuk lejuan zhvillimin e protestës. Kryetari i kësaj lëvizjeje Edmon Vlashaj iu beri thirrje të gjithë shqipëtarëve ti bashkohen këti manifestimi. “Secili prej jush duhet ti tregojë botës se ne shqiptarët jemi gjallë dhe nuk e mbulojmë të vërtetën me heshtje ,mosreagim dhe papërgjegjshmëeri. Jemi këtu, kemi qënë dhe kemi për të qënë shqiptarë aktiv dhe dinak “. u shpreh Vlashaj. Më pas manifestuesit iu drejtuan Ambasadës Maqedonase ku edhe firmosën një kërkesë ne formë kallzimi drejtuar prokurorisë së rrethit gjyqsorë z.Sokol Malaj ndaj Gordana Jankulovska për konsumim të veprës penale të genocidit si dhe ndaj mininstrit të brendshëm të Serbisë Ivica Daciç për diskriminimin e popullit shqiptarë.


(gh/shqiptarja.com)