Ish-drejtori i ALUIZNI-t hotel pa leje në Sarandë, 8 zyrtarë në pranga, 3 në kërkim! Iu vendos dy herë tritol

SARANDE-  Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua  e hipotekua në shkelje të ligjit. Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër-arreste, 8 janë arrestuar dhe tre në kërkim.

Në kërkim është shpallur M. M., pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Legalizimeve në Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po kështu në kërkim janë dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë Kozeta Statha dhe Andri Dhima.

Burime nga grupi hetimor thanë për Report TV se M. M. në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish-drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI-IT Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetësor. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, përkatësisht në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

Për ndërtimin pa leje, Prokuroria e Sarandës ka kërkuar arrestimin e 11 zyrtarëve për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “ndërtim i paligjshem”. Policia ka ekzekutuar deri më tani 8 urdhër-arreste, duke çuar në burg  2 inxhinierët e Kadastrës, Ermen Stroka, Erald Lika. Inspektorët Vendorë të Mbrojtjes së Territorit, (IMVT) Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion Durmishi si dhe ish-inspektori i IKMT-së në Vlorë Denis Balili. Ndërsa inspektoret Ina Papa Manushaqe Saliko janë lënë në arrest shtëpie, pasi janë nëna me fëmijë të mitur.

Arrest me burg
1- Ermen Stroka, inxhinier i Kadastrës
2-Erald Lika, inxhinier i Kadastrës
3-Viktor Qesari, inspektor i IVMT
4-Tonin Simoni, ish-inspektor i IVMT
5- Oltion Durmishi, inspektor i IVMT
6- Denis Balili, ish-inspektor IKMT
Arrest shtëpie
7- Ina Papa, specialiste e Kadastrës
8- Manushaqe Saliko, ish-inspektore IKMT
 

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes