Balla: SPAK goditi në zemër të sistemit gjyqësor, mesazh edhe politikanëve! Berisha, Meta e Kryemadhi t'i lënë takimet me gjyqtarë të skualifikuar

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë deklara të forta nga Kuvendi, duke thënë se arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës ishin një mesazh jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë ende në sistem, por edhe për politikanët.

Këtu u ka bërë apel Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës të heqin dorë nga përpjekjet për të kthyer pas reformën. Kreu i grupit parlamentar të PS, ka deklaruar se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur duke falenderuar ata që e kanë mbështetur prej fillimit. Sipas tij vendimi i fundit nga Gjykata Europiane ishte një mesazh i qartë.

"Meriton nga kuvendi të marri një vlerësim, jo ju, dua tju falenderoj për mbështetjen që keni dhënë për reformën në drejtësi. Rezultatet e spak, ild, e institucioneve të tjera janë pozitive. Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, rezultatet e deritanishme të SPAK janë mbresëlënëse, goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor, ku ende ka plagë të rëndë, ku gjyqtarët e kanë kthyer pozicionin e tyre në gjobëvënie.

Goditja ishte e duhura për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve të korruptuar që janë në sistem por edhe politikanëve që duan të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reforme. Meta, Berisha Kryemadhi duhet të heqin dorë nga përpjekja se mund të kthejnë mbrapsht reformën,  të heqin dorë nga takimet në skuta me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të skualifikuar duke premtuar se do i rikthejnë, të heqin dorë nga të tilla praktika të shëmtuara

Meta, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe kujtdo që iu shkon pas këtyre, të heqin dorë nga shpresa se do kthejnë reformën në drejtësi. Vendimi i Gjykatës europiane ishte një vendim që konfirmon se vetingu ka vazhduar me rezultate", tha ai.

Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq. Ai tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër.  Këtu foli dhe për situatën e pandemisë, duke thënë se styre politikanëve që nuk respektojnë masat anti COVID u rrofshin votat.

Operacioni i SPAK të enjten e kaluar (11.02.2021) i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumanika nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit.

Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.Në pranga u vunë disa persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës e Shkodër! Sot vijnë 7020 doza vaksina nga Pfizer! Murrizi dhe Gjoni mbrojnë mjekun Prifti: Peshqit e mëdhenj, politikanët


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Moti i keq dhe pandemia, Balla: Basha nga vila e tij telefononte se kishte ngelur në rrugë! Na rrofshin votat nëse s'mbrojmë qytetarët nga COVID

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq.

Balla tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër.

"Autstrada greke që lidh athinën me greqinë është bllokuar. A është Greqia një vend i Be po është, por situatA e tillë është. Për ju që ndoshta e keni parë nga divani situatën unë jam 44 vjeç jam rritur në mal jo në qytet di tju them se të ftohtë dhe reshje dëbore si ato të së shtunës nuk kam parë. Është keqardhje e madhe kur bëhet politikë me këtë. Më qesharak Basha i cili  edhe pse ishte në vilën e tij, atë të oligarkëve, sepse ai është i vetmi njeri që u pasurua gjatë pandemisë, perte në telefon në një televizion privat dhe thoshte se kishte ngelur në rrugë. Nga vila e tij merrte në telefon dhe thoshte se ka ngelur në rrugë", tha ai.

Këtu foli dhe për situatën e pandemisë, duke thënë se styre politikanëve që nuk respektojnë masat anti COVID u rrofshin votat.

"Luli është administratori i njërës piramidë, Monika sudja, Dash Shehi Vebi Alimuça, të gjithë elementët e rëndësishëm të planit të fitores së opozitës. Shqipëria po ecën me seriozitet në përballimin e situatës së pandemisë. Sot ka mbërritur transhi i ri i dozave të vaksinimit. Do të vazhdojën edhe më tej qoftë me Pfizet qoftë me kompani të tjera. Përfitoj nga rasti ti them çdo politikani shqiptar që më të rëndësishme se jeta e qytetarëve nuk ka, na rrofshin votat nëse ne sjapim shembullin e duhur në mbajtjen e maskës... Pandemia ka enë sprovë e madhe, të dhënat e muajit janar sa i përket ekonomisë janë tepër të shkëlqyera, janari ishte një muaj që tregon se ekonomia po e rimerr veten. Procesi i rindërtimit po ecën sipas asaj  që e kemi planifikuar", tha Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi