TIRANË - Arrestimet e bëra nga policia për rekrutime të shqiptarë për ti dërguar në Siri në luftë ndaj regjimit të Assadit ka sjellë reagime të ndryshme nga besimtarët. Njëri prej tyre, Tahir Shaba, student për doktor të shkencës Islame të Hadithit ka shkruan në Shqiptarja.com duke deklaruar se, feja Islame nuk e lejon shtrembërimin e realitetit.
 
Në një shënim të tij në adresën e Shqiptarja.com, Shaba sjell një prej deklaratave të bëra prej hoxhallarëve në vend.
 
"Le ta dinë ata që ushtrojnë këtë terror se ne muslimanët nuk kemi në dorë median të tregojmë të vërtetën, dhe as nuk na e lejon feja të dizinformojmë publikun dhe të shtrembërojmë realitetin, por kemi ndihmën e Zotit të gjithësisë, kemi forcën e të vërtetës", thuhet në reagimin e dërguara nga studenti Tahir Shaba.
 
Redaksia online