Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një reagim për aksionin e sotëm në SPAK për inceneratorin e Fierit, tha se arrestimet për këtë rast mund të ishin bërë edhe 7 muaj më parë.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Tabaku shkruan se kishte ligje të veçuara për të dobëtit dhe të fortit. Ndërsa shtoi se personat që kishin krijuar skemën, ministrat dhe kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë të bllokonin këtë skemë korruptive, ishin të qetë.
POSTIMI I PLOTË I TABAKUT
Arrestimet e reja për rastin e inceneratorëve sot mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.Të gjithë administratorët u kapën në dëshmi duke treguar se ishin i njëjti grup personash të cilët në bashkëpunim kishin marrë 3 kontrata për inceneratorët në Elbasan e më pas Fier dhe Tiranë për një kompani që nuk kishte eksperiencë, kapital, dhe fonde për t’i bërë këtë projekte.
Që në mars gjatë dëshmive në komision hetimor kanë deklaruar padije ku kanë shkuar 20 mln euro, duke shfaqur një amnezi totale të asaj që kanë ndodhur me miliona euro që qeveria u ka dhënë pa asnjë logjikë.
Ndërkohë që kjo skemë korruptive vazhdon e paguan, zyrtarët janë të qetë. Ato që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar janë të qetë! Jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë!
Ministrat e kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë ta pengonin këtë skemë ku tre persona me duar në xhepa po marrin 430 mln euro për djegësa që nuk punojnë, janë të qetë.
Unë e votova reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë që të mos ketë pandëshkueshmëri.
Sot fatkeqësisht ka një ligj për të dobëtin e një për të fortin!
Sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!
Po pres akoma që kjo të ndodhë!
Lajmi kryesor: