Tenderat abuzivë te Drejtësia/ Artan Hoxha në 'Repolitix': Të arrestuarit s'janë 'kokat', prokuroria po tenton lart...

Tenderat abuzivë te Drejtësia/ Artan Hoxha në 'Repolitix': Të arrestuarit s'janë 'kokat', prokuroria po tenton lart...

Emisioni 'Repolitix' në Report Tv

Në emisionin "Repolitix"Report Tv temë e diskutimit mbrëmjen e sotme janë arrestimet për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, përgjatë 2016 dhe 2017. Çfare po verifikon prokuroria për ish-ministrat e LSI, Manjani e Vasili? Të ftuar në Repolitix ishin Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report TvFatos Klosi, ish-kreu i SHISH, Poli Hoxha gazetar dhe Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com. Artan Hoxha tha se zyrtarët e arrestuar sot nuk janë të "mëdhenjtë" e aferës. Sipas tij, prokuroria po tenton të godasë lart. Gazetari Qyno theksoi se çdo tender në institucione bëhet me urdhër nga ministri. Për gazetarin Poli Hoxha arrestimet kanë edhe prapavijë politike, pasi Ministria e Drejtësisë është drejtuar nga LSI.

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, 8 janë në detyrim paraqitje, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro (Lexo të plotë).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Korrupsioni te Drejtësia/ Gazetari Elton Qyno: Tenderat hapen me urdhër të ministrave

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno u shpreh në "Repolitix" se për korrupsionin me tenderat te Ministria e Drejtësisë, kanë përgjegjësi edhe titullarët e këtij institucioni. Ai tha se një tender hapet vetëm me urdhër të ministrit dhe titullari i dikasterit është në dijeni të gjithçkaje që ndodh. "Procedurat tenderuese hapen me urdhër të ministrave. Ngrihet komisioni i vlerësimit të ofertave. Gjithçka bëhet direkt mbi bazën e urdhrit të ministrit", tha gazetari Qyno.  

Ora 21:03
Tenderat abuzivë te Drejtësia/ Artan Hoxha: Të mëdhenjtë s'janë të arrestuarit, prokuroria po tenton më lart...

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh në "Repolitix", lidhur me abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë, se prokuroria po kërkon të godasë emerat e mëdhenj të cilët fshihen pas abuzimeve miliona euro. Sipas tij, tenderat korruptivë janë firmosur me garanci nga lart. "Të mëdhenjtë nuk janë këta që janë kapur. Prokuroria po tenton më lart. Duke pasur parasysh se për çfarë tenderash bëhet fjalë, çfarë pozicioni kanë këta persona, më duket e pabesueshme që atë shkelje ta kenë bërë vetëm këta. Sepse t'i hysh një afere të tillë duhet të kesh një mbështetje. Shpresoj të mos dalë si tenderi i Elbasan-Tiranë. Unë nuk besoj se ata janë persona përfitues direkt të këtyre tenderave abuzivë", tha Hoxha. 

Kjo ministri është drejtuar nga LSI në vitet kur bëhet fjalë se ka ndodhur abuzimi me tenderat. Për gazetarin Artan Hoxha, goditja e ish-zyrtarëve të LSI, mund të jetë edhe mesazh politik. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg