Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim sot në Shkodër me drejtues të policisë dhe prokurorirsë.

Ky takim vjen fill pas finalzimit të operacionit “Together” në këtë qytet, ku u arrestuan personat e përfshire në shpërthimin me tritol ndaj personazhit të njohur për kronikat, Lul Kulla.

Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm u ndal në ambjentet e policisë Shkodër, ku u takua me drejtorin Gjovalin Loka dhe më pas ai është ndalur në mjediset e Prokurorissë së Shkodrës, ku ka takuar prokurorin e rrethit Anton Martini.

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori Vendor i Policisë Gjovalin Loka:

Qindra telefonata  mbështetje dhe falenderimi në 24 orët e fundit nga qytetarët për zbardhjen e ngjarjes. 

Punuam në grup në bashkëpunim të fuqishëm me Prokurorinë.

Veliu:

Vlerësim për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit  "Forca e  Ligjit"

Vlerësim për Drejtuesit dhe ekipin për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv

Inkurajim për punën e policisë dhe mbështetje për rezultate të tjera

Inkurajim dhe vlerësim për bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë, model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini.

Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori Ardi Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht.

 

s.k/Shqiptarja.com