Arrestimi i 2 mjekëve me akuzën se i morën ryshfet të plagosurit në masakrën e Velipojës, mjekët në protestë: Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë sot në protestë në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Kolegët e 2 mjekëve të arrestuar shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit. Sipas tyre problem në vendin tonë është sistemi dhe se zgjidhja nuk është kjo mënyrë. Ata theksuan se duhet autonomi spitalore.

Ata kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë, pasi sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.

Mjekët akuzohen për korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Arrestimi i mjekëve ka revoltuar kolegët, të cilët të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tiranë do të organizojë një tubim në sheshin qendror të këtij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes që sipas tyre është abuzive dhe në kundërshtim me ligjin të dy kolegëve

Në deklaratën e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor thuhet se ajo distancohet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetsor nga bluzat e bardha, por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallimin nëse janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne.

Mjekët Sulaj dhe Memini janë lënë në burg nga gjykata. Ndalimi i dy mjekëve u bë në ambientet brenda Spitalit të Traumës, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë  për kryerjen e operacionit.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli, nëna e të plagosurit, ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se "do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit", por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Kaq ka mjaftuar që policia e cila kishte në përgjim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me 27 qershor me katër të vrarë, ku i plagosur është edhe djali i tyre 17 vjeçar Elmidin Dyli për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve.

Deklarata e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor

1625727065_SerdiMemini.jpg

Serdi Memini

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:55
Protesta/ Mjeku jep ‘recetën’ që zgjidh korrupsionin: Lekët të mos jepen më nëpër xhepa, por te recepsioni

 

Gjatë protestës së zhvilluar nga mjekët e spitalit të ‘Traumës’ lidhje me arrestimin e dy kolegëve të tyre disa ditë më pare për ryshfet kirurgu Myftar Torba tha se zgjidhja është autonomia spitalore. Sipas tij lekët që jepen nën dorë të dorëzohen te recepsioni dhe më pas spitali të vetëadministrojë fondet. Sipas tij kjo është mënyra që zgjidh korrupsionin.

“Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime.

Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsioni dhe të shkojnë më pas prapë te xhepi i  doktorit. Ja u zgjidh korrupsioni”, tha mjeku Myftar Torba.

Ora 09:26
Mjekët e Traumës në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë! Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi

 

Mjekët kanë dalë në protestë ku kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë, pasi sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.

"Nuk e sheh të vlerë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, por e konsideron të përshpejtuar vendin për masën e sigurisë, s'ka prova. Mjekët nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqëri, nuk manipuloljnë provat apo të largohen se në atë rast do i humbin gjithçka, ndalimet apo arrestimet me show mediatik pa asnjë prova janë abuzive. Pas këtij organizimi do mblidhemi dhe do shqyrtojmë se çdo bëjmë, do e përshkallëzojmë apo jo", thanë mjekët në deklaratë.

"Nuk dua që t'i heq prononcimit që bëri kolegu pak më parë, Rama para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi dhe jo individi, pra jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit, nuk është zgjidhje, zgjidhja është reformë e thellë, jo partiake dhe ajo që ka premtuar Rama është autonomia spitalore. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi", tha një tjetër mjek.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 08/07/2021 09:09

    Ju duhet të arrestoheni të gjithë! Bëni deklaratë se ju djeg b..tha për vete. Atje në burg si këlyshat, sepse janë po aq të rrezikshëm sa dhe një kriminel, madje më të rrezikshëm sepse ndaj një krimineli duke e njohur i shmangesh, por këta janë kriminela të kamufluar me petkun e mjekut. Ptu rracë e keqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë