Arrestimi i Bajrajve, Hodaj në Report Tv: Ishte vetëm fillimi, shumë shpejt aksione të tjera kundër bandave

""Forca e Ligjit" do ndërmarrë operacione të tjera kundër bandave kriminale në Shkodër dhe qytete të tjera të vendit". Ky ishte paralajmërimi që dha nga studio e Report TV  zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Numri dy i Ministrisë së Brendshme u ndal te superoperacioni i policisë mbrëmjen e kaluar që çoi në arrestimin e 11 anëtarëve të grupit kriminal "Bajraj" në Shkodër dhe Tiranë. Puna për gjurmimin dhe identifikimin e veprimtarive të paligjshme dhe aseteve të grupeve kriminale të bandave, tha Hodaj, ka nisur muaj më parë që pas krijimit të Task-Forcës "Forca e Ligjit", ndërsa ajo që mbetet tashmë, pas dokumentimit, është ekzekutimi në terren i urdhërarresteve. Për grupin ''Bajraj'', tha Hodaj, puna e Prokurorisë dhe Policisë është në proces.

Është një punë në progres edhe për këtë grup. Nuk po fasim vetëm për dy vrasje, por nga vrasjet e deri në gjobëvënie, përveç faktit të organizimit të grupit kriminal që është më vete. Deri tani është një operacion që ka shkuar mjaft mirë, i udhëhequr nga Prokuroria. Janë ata që bëjnë të gjithë planin e detajeve të operacionit, mënyrën e ndërhyrjes, kur do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet. Kemi kataloguar vendet problematike, qytetet e përfshira, dhe në momentin kur gjithçka do jetë gati, kur të jenë dërguar fakte dhe prova në gjykatë, do bëhet. Në javët e ardhshme, ditët e ardhshme, do shohim zhvillime të tjera. Flasim për shumë njerëz, shumë aktivitete dhe shumë asete.  Task-Forca ka rimarrë të gjitha dosjet e vjetra dhe ka vijuar hetimet.

Në mos sot, nesër, jam i bindur që edhe ky person, apo edhe të tjerë, do bjerë në duart e drejtësisë. Nuk besoj se anëtarësia e këtyre grupeve përfundon me kaq, është në vazhdim. 

Julian Hodaj

Lidhur me arrestimin e ish-portierit të Vllaznisë, Armir Grima, Hodaj tha se ka prova që përfshijnë atë në trukimin e ndeshjeve si pjesë e veprimtarisë së grupit kriminal. ""Sa kohë, besoj se, personi është arrestuar, ka dokumente dhe fakte që e mbështesin këtë. Janë shumë vepra penale për këtë grup, jo vetëm për vrasje, trafik e gjobëvënie, që sot është vënë në pranga"

Hodaj tha se operacionet e policisë janë bërë në koordinim me agjencitë ndërkombëtare, të cilat kanë asistuar "Forcën e Ligjit" me informacione për lëvizjet dhe vendndodhjen e të kërkuarve. "Forca e Ligjit" është asituar që në fillim nga një agjent i FBI, por Hodaj shpreson se autoritetet amerikane do sjellin sërish një ekspert në Shqipëri për luftën kundër krimit.

Agjencive ndërkombëtarë u është kërkuar lokalizimi dhe informacione të tjera. Në Holandë është kërkuar lokalizimi i personave që u arrestuan sot. Ne si Ministri e Brendshme na ka interesuar fenomeni. Kur nisëm "Forcën e Ligjit" pamë si funksiononte bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe kjo linte për të dëshiruar. Sot, nga një sektor i bashkëpunimit me ndërkombëtarët, kemi një Departament posaçërisht për shkëmbimin e informacionit. Është shumëfishuar komunikimi me shtetet partnere për shkëmbimin e informacionit. Një agjent i FBI ka qenë për katër muaj në Tiranw për krijimin e Forcës së Ligjit. Ishte ekspert në identifikimin e investimit të parave të krimit të investuara. Ka një ekspert gjerman dhe italian pranë ''Forcës së Ligjit''. Shpresojmë që agjencitë amerikane do sjellin sërish një ekspert për një kohë më të gjatë. Bashkëpunimi është në rritje.  

Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm

Numri dy i Ministrisë së Brendshme është ndalur edhe akuzat e PD në adresë të Policisë së Shtetit, ndërsa në jo pak raste ka denoncuar edhe me emra segmentet kriminale. Hodaj thotë se puna e policisë dhe Forcës së Ligjit ka filluar përpara se PD të niste akuzat. Julian Hodaj ka një përgjigje për opozitën edhe sa i takon pretendimeve të saj për rritje të kriminalitetit. 

Puna ka filluar përpara se PD të denonconte. Ka filluar me dokumentimin të anëtarëve, të aseteve, të mënyrës së qarkullimit të parave, ku investohen etj. Nuk do të thotë se kemi situatë alarmante kriminale. Nëse shohim numrat që nga vrasjet, grabitjet me dhunë, janë nga viti në vit në rënie. Perceptimi i publikut, shohim që pëlqimi i publikut për policinë është rritur, ndjenja për sigurinë është rritur. Në 2018, 63% e popullsisë e pëlqen punën e policisë. Por kemi rritje të agresivitetit të opozitës ndaj punës së policisë.

Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 23/09/2018 00:20

    O julo po banda e visit kur e ka radhen, se me keta jevgjit e morem vesh qe kur sju duheshin me i kapet. Po per vis m ca do beni?

    Përgjigju
  • Te. Emen.: 22/09/2018 22:55

    PO TAHIRI kur e ka RADHEN ??PAS 18 VJETESH .EEEE...KY ARTAN HOXHA I BIE KAMBANES PA TE KREMTE.POSHTE GAZETARET E SHITUR .LARGOJNE VEMENDJEN NGA CPO NDODH ME ATO QE JANE HARRUAR , FALLSIFIKUAR DEFORMUAR.KUR THUA A.HOXHA, NENKUPTON PORDHA DHE KUR THUA PORDHA NENKUPTON HOXHA .QE PO NA E QELBIN AJRIN KJO DUKET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi