Operacioni i policisë që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal "Bajraj" ka përfshirë nga polemikat maxhorancën dhe opozitën. Shumica parlamentare e konsideron sukses aksionin që çoi në pranga disa prej segmenteve të rrezikshme të krimit të organizuar në kryeqendrën e veriut, ndërsa nga ana tjetër opozita akuzon për lidhje të qeverisë me krimin.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruajti në rrjetet sociale duke ngritur pikëpyetjet nëse në përgjimet e Bajrave kishte dalë edhe emri i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit reagon menjëherë duke e konsideruar gjuhë të përdalë akuzat e PD. Përmes një postimi në Twitter Ditmir Bushati shprehet se gjithçka është një tentativë e PD për të kriminalizuar kundërshtarin politik. 

Reagimi i Palokës:

Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:

- Sa here eshte takuar me Bajrot?
- Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?
-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?
- Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?
- Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

Përgjigja e Bushatit: 

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin.  

Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve”.