Misioni i OSBE në Tiranë ka reaguar pas dorëzimit të Klement Balilit në Polici dhe arrestimit të tij. OSBE përgëzon Policinë e Shtetit dhe thekson rëndësinë që ka ky lajm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. "Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës."-thuhet në njoftimin e OSBE.
Lajmi kryesor: