Kreu i SPAK Klodian Braho nga Komisioni i Ligjeve nuk tha nëse Prokuroria do t’i drejtohet përsëri Kuvendin me kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut pas shtimit të akuzave të reja. Braho u shpreh se SPAK ka vijuar hetimet për këtë çështje ndërsa vendimmarrja do të jetë e bazuar në ligj duke marrë parasysh dhe arsyet që Kuvendi vendosi kundër heqjes së imunitetit.

Braho: Dy gjëra mund t’ju them, e keni të qartë qëndrimin e SPAK po kështu dhe mënyrën sesi SPAK ka vazhduar hetimet pa asnjë mospranimi kërkese. Faktet tregojnë që SPAK ka bërë punën. Këto elementë nuk krijojnë bindje dhe as dyshim mbi integritetin e SPAK në një çështje të profilit të lartë. Nuk mund të paranjoftoj vendimmarrje të çështjeve në hetim. Ajo që garantoj është që do të jetë vendimmarrje e garantuar në ligj, në prova që siguroi hetimi duke marrë parasysh dhe arsyet se pse kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës.


Lajmi kryesor:

Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike