Beleri në burg, avokat Ngjela: SPAK ka prova për blerjen e votave! Ç’punë ka Greqia me punët e gjyqësorit tonë

Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë.

Për avokat Ngjelën, Greqia nuk ka punë që të merret me çështje e brendshme të gjyqësorit në vendin tonë, ndërsa insistoi se në Himarë nuk ka grekë.

‘Ç’punë ka Greqia me Himarën. Ku ka grek në Himarë. Ato janë labër, ku ka grekë aty. Ku ka minoritar atje. Është kapur me prova duke blerë vota, u kap do të shkojë burg. Çdo njeri mund të kapet, ky është kapur me krim. Flitet ka bërë krimin apo se ka bërë krimin. SPAK ka prova se çfarë rrezikshmërie paraqet. Këto janë absolute. Asnjë njeri s’ka të drejtë që ti ndërhyjë SPAK-ut. Ambasadorja i ndërhyn SPAK, çpunë kanë, Çfarë e dinë këta veten. Kanë një Dule këtu! Kush po çan njeri kokë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojë. Nuk ndërhyn tek ata askush. Korrupsioni s’ka lidhje me politikën.

SPAK e ka të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit. Këtë e ka arrestuar SPAK s’ka lidhje politika këtu me këtë muhabet. Rama nuk mund te jetë naviv. Është kryeministër dhe nuk mund të krijojë naivitet. Dulja të shkojë në SHBA që ta zgjidhë. Ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale. Ky nuk është konstituar. Nuk ka ky bazë juridike. Është zgjedhur nga populli por ka bërë një krim. Ç’punë ka Greqia me pushteti gjyqësor shqiptar. Ambasadorja duhet të shkojë në gjyq. Ku ka grek atje, po le çfarë thonë ata. Konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen.’- tha Ngjela.

Një mbledhje me tensione ishte ajo e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës, ku brenda sallës, ishin dhe mbështetës së Fredi Belerit, ambasadorja e Greqisë, familjarë të tij dhe deputeti Vangjel Dule. Kryebashkiaku minoritar që ndodhet në qeli për blerje votash, i dërgoi këshillit një letër duke thënë se leja për tu betuar iu refuzua qëllimisht, që kryeministri Rama sipas tij të tjetërsojë vullnetin e himariotëve. Me shumicë votash në krye të këshillit u zgjodh Dhimtër Kapaj i PS.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan