Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar lidhur me seancën e sotme parlamentare ku do të vendoset pranimi ose jo i kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke nënvizuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.
Postimi i Ambasadës Britanike:
Ambasada Britanike Tiranë
Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të
barabartë para ligjit.
Lajmi në përditësim...
Reagimi i ambasadës gjermane:
Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.











