Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim! Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK të rrisë ritmin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë

Arrestimi i ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka ‘trazuar’ skenën politike në vend duke sjellë diskutime të shumta mbi veprimet e mëtejshme të SPAK ndaj politikanëve për të cilët ka kallëzime penale. Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report TV tha se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.

“Kjo është një nga ato kartat që rrëfen që ndikimi i kryeministrit në SPAK për të cilin e akuzojnë rivalët e tij, është shumë relativ. Rama dhe Dako i bashkon një miqësi e hershme dhe pyetja që duhet t’i shtrojmë vetes është e thjeshtë. Sa kohë që kryeministri nuk pati mundësi apo nuk deshi të ndalojë këtë 24 orësh, për të tjerët do jetë shumë më e vështirë. Ky është thelbi dhe përgjigjia më e mirë që u jepet cinikëve të shumtë që kanë parë por nuk kanë dashur të pranojnë se SPAK-u nga kotelja që ishte në fillim, tashmë është rritur”- u shpreh Vangjeli.

Ndërsa mes të tjerash, Vangjeli tha se gjatë kohës që SPAK dukej sikur kishte hyrë në një heshtje elektorale, ka punuar në një sërë dosjesh që pritet të dalin në javët vijuese.  

“Në 3 muajt e fundit, duket sikur SPAK kishte hyrë në një heshtje elektorale, por është punuar për një sërë dosjesh që javë pas jave do jenë objekt gjykimi deri në pikën që çdokush në Tiranë do habitet. Mëkatarët e shumtë majtas dhe djathtas ngjajnë me një kope delesh që presin rradhën tek Kasapi”-shtoi analisti.

Nga ana tjetër, ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se deri tani, SPAK ka pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar por duhet të zbatojë të njëjtin nivel për arrestimet e zyrtarëve të lartë. Por mes të tjerash Beci theksoi se ndaj Prokurorisë së Posaçme nuk duhet të ketë asnjë lloj ndikimi nga ana e qeverisë apo e opozitës.

"Në luftën kundër krimit të organizuar SPAK ka pasur sukses ndërsa është koha e duhur të nisë të ecë me të njëjtin ritëm edhe sa i takon arrestimit të zyrtarëve të lartë  SPAK duhet të lihet e qetë nga politika. Mos të gjykohet as mos të lëvdohet”- tha ish prokurori Beci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK ka pasur sukses në luftën ndaj krimit të organizuar, i njëjti ritëm duhet dhe për arrestimin e zyrtarëve të lartë

 

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ e komentoi si tepër cilësor hetimin e SPAK ndaj Vangjush Dakos. Ai tha se puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar ka pasur sukses deri më tani por shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me të njëjtin ritëm pa u ndikuar nga politika.

“Do ishte lajm shumë i mirë nëse SPAK nuk do kontrollohej nga politika. Faktori ndërkombëtar nuk thotë arresto këtë apo atë.  Mund të ketë konsulta me faktorin ndërkombëtar. Bashkëpunimi është garanci më tepër për pavarësi nga aktorët e brendshëm politikë.

Në luftën kundër krimit të organizuar SPAK ka pasur sukses ndërsa është koha e duhur të nisë të ecë me të njëjtin ritëm edhe sa i takon arrestimit të zyrtarëve të lartë  SPAK duhet të lihet e qetë nga politika. Mos të gjykohet as mos të lëvdohet”- tha ish prokurori Beci.

Ora 14:51
Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli: Brenda verës pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV tha se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.

Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës.

“Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”- u shpreh Vangjeli.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 07/06/2023 15:20

    Ju analistet 50 here i kenii burgusur politikanet e mëdhenj ,vetem rrena i kane rrenjet e forta

    Përgjigju
  • Bajza: 07/06/2023 14:59

    Nostrodamusi shkurtebisht

    Përgjigju
    • Or tej: 07/06/2023 16:42

      Ka emer e mbiemer Sali Ram Sheqere Berisha.

    • Artan: 07/06/2023 15:40

      Bajza a ke emer

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje