Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, ka komentuar arrestimin e Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku, më 24 nëntor, pasi kishte dyshime se ata po përgatisnin një sulm terrorist, ndërsa u ngujuan për 12 orë në një kullë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se duhet një hetim i thelluar lidhur me këtë rast.
‘Do bëhet ekspertizë armët do të verifikohen, atje është gjetur edhe një flamur që dyshohet se mund të ishte i ISIS. Po dhuna s’është e pranueshme nga asnjë fe. Kjo situatë kërkon hetim, mos kanë pasur komunikime online dhe a kanë krijuar rrjet’, tha ai.
Softa u ndal edhe tek atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43- vjeç u vra me dy plumba në kokë brenda makinës së tij tip ‘Range Rover’, në karburantin në pronësi të tij.
Softa tha se atentati ishte i mirëorganizuar, ndërsa theksoi se është përdorur e njëjta skemë si në në atentatet që kanë ndodhur më parë në vend.
‘Ishte e mirëorganizuar. Ai plan duket se i ka përkuar më mirë në ambientin e punës autorëve, arma ka qenë pistoletë dhe jo kallashnikov ndryshe nga atentatet e tjera dhe më pas janë larguar në drejtim të Librazhdit ku kanë bërë edhe djegien e makinës. Dyshimet janë tek aktiviteti që ka pasur biznesmeni. Pistat mund të jenë të ndryshme, po duhet parë e kaluara, nëse mund të kemi konflikt për shkak të biznesit mund të ketë ndonjë gjobvënie ose konflikte të tjera të mundshme.
Skema që përdoret në atentate është e njëjta skemë, nga momenti i targave të vjedhura, qëllojnë, largohen nga vendi i ngjarjes, djegin mjetin dhe më pas një tjetër dosje në mes atyre që s’janë të zbardhura. Si nuk doli një patrull që t’i pengojë gjatë largimit autorët. Po ngjarja duhet që të hetohet thellë’, tha ai.
Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra, bëri një deklartë të fortë, pasi tha se në Shqipëri janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi. Ai tha se ato janë ndërtuar në 5 qytete të vendit, ndërsa sipas tij aty mblidhen njerëz që u bëhet propagandë.
‘Ndërtimi i xhamive pa leje ka qenë vendi ku mblidhen për të bërë këtë propagandë. Para një dekade ata që i dërguan për operacionin që do të bëhej në Siri u bë nga këto objekte kult. U përdoren edhe rrjetet sociale. Ne kemi akoma brenda unazës së madhe të Tiranës një objekt të tillë dhe ku nuk dihet nga kush financohet dhe për kë punojnë ata.
Në cilin libër thuhet se për të mbledhur besimtarët për tu lutur mund të ndërtohet xhami në një tokë të huaj, një objekt me paratë e kujt që nuk dihet se kush është është dhe caktohet një person aty që shërben që do ti shërbejë atyre besimtarëve. Komuniteti aty kanë marrë edhe para nën dorë ndërkohë që ndërtohej xhamia. Në Tiranë ka, në Orosh, në Pogradec në Pukë, Librazhd, që s’mund ti shërbejnë në atë mënyrë besimtarëve, ata që i kanë financuar kanë përfunduar në Siri dhe nuk dihet nëse jetojnë ose kanë vdekur’, tha ai.
Komente









Atehere perse nuk veproni? Perse nuk vini kushtin qe ato xhami ose te mbyllen,ose te vihen nen kontrollin e KMSH?
Përgjigju