Seit Vuçaj është emëruar drejtori i ri i burgut të Reçit pas arrestimit të ish-drejtorit të komanduar, Ervis Zikës. Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme, i akuzuar se ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda në burg, e madje ai vetë i dërgonte të burgosurve në qelitë e izolimit sende të ndaluara. Po ashtu ai akuzohet edhe se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, i fuste të burgosurve në izolim sende të ndaluara dhe vodhi karburant! Seit Vuçaj emërohet drejtor i ri