Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar sërish mbi arrestimin e fituesit të zgjedhjeve vendore 2023 në Bashkinë Himarë, Fredi Belerin.

Ai u shpreh se pavarësisht se Greqia e do miqësinë dhe partneritetin me Shqipërinë, duke u nisur nga situata e tensionuar, çështjen do e çojë në Bruksel në Këshillin e Ministrave.

Sipas tij, nuk është e zakonshme që Beleri mbahet në paraburgim 48 orë para zgjedhjeve edhe kur i fiton ato,

 “Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.  Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, ndërkohë që ai fiton. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha ”, theksoi Dendias për televizion Star.”- tha ai.

Dendias paralajmëroi edhe një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë lidhur me marrëveshjen që do nënshkruajnë në Hagë, Dendias tha se shpreson që  veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik.

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredin Belerin. Ai akuzohet për blerjen e 8 votave me nga 5 mijë lekë për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e nesërme. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’. 

Ndaj reagimit nga ana e Greqisë ministrja e Jashtme e Shqipërisë e ka patur një replikë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në tëitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta. Më tej shton se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata.