Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Rama: Lajm i shumëpritur! Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Rama:  Lajm i shumëpritur! Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Një lajm i shumëpritur e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi sipas tij tregon që Reforma në Drejtësi po i jep frytet e saj. Për kreun e qeverisë, ky arrestim duhet të shërbejë për të inkurajuar të gjithë që presin drejtësi.

"Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

 Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet", shkruan Rama.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua ditën e sotme së bashku me disa zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese, pas një hetimi disa mujor. Në pranga ranë, avokati “i preferuar“ i të dënuarve Aldo Tabaku, sekretarja Manuela Mallakuçi, mjek e familjarë të të dënuarve. Ato akuzohen se në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale, lironin të dënuarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Arrestimi i gjyqtares dhe zyrtarëve në Gjykatën e Krujës/ Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda

1613046025_a2e04b8c985944bf9d7c7f265d5a2e66.jpg

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, ambasadorja e SHBA-së, e cilëson si një arritje të SPAK. Nga Durrësi, Kim tha se ky operacion është një përgjigje për të gjithë që nuk besojnë të Reforma në Drejtësi. Kim ka pasur edhe një apel për skeptikët, duke thënë se duhet të shohin rezultat e punës së institucioneve të reja të drejtësisë dhe të mos shpërqëndrohet nga propaganda që thotë të kundërtën.

“Reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, që SPAK nuk ka për të funksionuar kemi gabim, ju inkurajoj që të shihni të gjitha hapat e SPAK, të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë. Report Në drejtësi nuk është një mrekulli, ajo ndodh hap pas hapi dhe prandaj duhet të zhvillohet dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin që të zhvillohet dhe të ecë përpara. Duhet që ta shtyni veten që të shkoni kundër skepticizmin, shikoni çfarë SPAK po bën, policia, mos e lërë që të shpërqendroheni nga propaganda”, tha Kim.

Ditën e sotme pas hetimit disa mujor të SPAK, u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani. Mes të arrestuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën