TIRANE - Arrestimi i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, në superoperacionin e djeshëm policor që çoi në shkatërrimin e laboratorit të kokainës në periferi të Elbasanit, si dhe shkatërrimin e rrjetit të narkotrafikut, ka sjellë edhe reagimin e vetë familjes së tij.
Përmes një deklarate për mediat, prindërit e Ermalit, Ilir dhe Teuta Hoxha e cilësojnë arrestimin e djalit të tyre si të qëllimshëm, dhe kjo sipas tyre bëhet për të diskredituar emrin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Por kjo deklaratë e tyre ka sjellë edhe reagimin e deputetes së Partisë Demokratike Mesila Doda. Kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dënuar deklaratën e çiftit Hoxha, duke e quajtur një turp.
Sipas Dodës, deklarata e bërë ditën e sotme nga Ilir dhe Teuta Hoxha tregon se dyfytyrësia nuk njeh kufi
Arrestimi i nipit të ish-diktatorit familja: Diskretitim i emrit të Enverit
Ilir dhe Teuta Hoxha, djali dhe nusja e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët për mediat në lidhje me arrestimin e djalit të tyre, Ermal Hoxha të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të kokainës.
Arrestimi i Ermal Hoxhës, sipas familjarëve të tyre është i qëllimshëm, dhe sipas djalit e nuses së ish-diktatorit, kjo bëhet për të diskretituar emrin e Encer Hoxhës.
Deklarata e plotë e ciftit Hoxha
Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.
Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё.
Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur incidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare.
Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas.
I njejti skenar, pёr ta inkriminuar.
Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.
Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.
Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs.
Ilir – Teuta Hoxha
Reagon Doda: Turp! Dyfytyrësia nuk ka kufi!
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar ndaj deklaratave të familjarëve të Ermal Hoxhës, i arrestuar mbrëmjen e djeshme si anëtar i organizatës kriminale për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ajo dënon deklaratat e familjes Hoxha duke u shprehur se "dyfytyrësia nuk paska fund", referuar idesë së tyre se arrestimi i Hoxhës është bërë për të diskretituar emrin e Enver Hoxhës.
Më poshtë postimi në rrjetet sociale i deputetes së PD, Mesila Doda:
“Horri nuk bëhet dot Fis.
Familja e të akuazuarit për narkotrafik Ermal Hoxha, reagon sot dhe thotë se akuzat bëhen për të diskredituar emrin e Enver Hoxhës. Me sa duket pafytyrsia nuk paska fund për disa njerëz.
Besoj se nuk ka asnjë nevojë për të diskredituar akoma emrin e Enver Hoxhës sepse nuk ka asnjë personazh tjetër më të zi e më të urrryer në historinë e shtetit shqiptar, si njeriu që e privoi këtë vend nga gjysmë shekulli histori normale njerëzore, si njeriu që vrau e dogji kombin e vet, shkak edhe sot që ky vend vazhdon të mbetet peng i komunistëve dhe krimit.
Të mbrohesh pas një mostre diktatori të vdekur eshte edhe më keq, dhe më e pamoralshme se te justifikosh krimin ordiner. Krimi me sa duket, është bërë një kostum që i shkon për shtat brez pas brezi disa njerëzve. Përkundër kësaj, më vijnë nder mend qindra shembuj pinjollësh të dyerve të nderuara të këtij vendi, të cilët pasi u rritën internimeve e burgjeve sepse gjyshi kriminel kishte vendosur ti shprishte ADN këtij vendi dhe ti zhdukte cdo pjesëz të memorjes historike, sot janë shembuj të shkëlqyer në Evropë dhe në botë, në art, shkencë e politike.
Mbesa e Musine Kokalarit kandidon për deputete në Suedi, nipi i Enver Hoxhës kandidon për trafiqe në Shqipëri.
Shkoi haka te i zoti. Bari nuk bëhet dot lis, dhe horri nuk bëhet dot fis”, shkruan deputetja në Facebook.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO