Arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Berisha: Rama i dorëzoi 225 mijë euro nëpërmjet Agron Nezës! Të hetohen të gjitha takimet

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka diskutuar me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Gonigal për investimet ruse në Shqipëri.

Teksa foli për arrestimin e Mc Gonigal në SHBA, Berisha tha se dy bashkëpunëtorë të Ramës, Dorian Duçka dhe Agron Neza, kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljet e zbuluara nga FBI.

“Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbiemve ruse. Mc Gonigal, u ngarkua në grupin e prokurorit special Muller, ish drejtorit të FBI-së për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por FBI, gjeti se ky vetë shef i inteligjencës së New York-kut, kishte lidhje të sëmura ruse. Por në vorbullën e stuhisë së krijuar nga Mc Gonigal, gjendet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish zyrtari i lartë i qeverisë së tij, që paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, ish oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza”- u shpreh Berisha.

Berisha tha se përveç Ramës të përfshirë janë edhe Agron Neza dhe Dorian Duçka të cilët sipas tij identifikohen si personat A dhe B në dosjen hetimore të Jurisë së Madhe në SHBA. Sipas Berishës, Agron Neza është ish oficeri i inteligjencës shqiptare që i ka dorëzuar McGonigal shumën prej 225 mijë dollarësh.

“Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërn McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera. Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm. Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.
E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua.   ”- shtoi Berisha.

Ai theksoi se duke qenë se SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për hetimin e kësaj çështje, atëherë, do kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar! Opozita akuzon: Ka lidhje me Ramën


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja