Arrestimi i Kajmakut me 20 kg kokainë, reagon për herë të parë PS: Përshëndesim zbatimin e ligjit për këdo

Partia Socialiste përshëndet vendimet policisë dhe të drejtësisë! Ky ishte komenti i parë në radhët e Partisë Socialiste për arrestimin e ish-kryebashkiakut të PS-së, Agim Kajmakut, i cili u arrestua më 27 maj 2022 me 20 kg kokainë në Itali. Komentin për mediat e bëri kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke shtuar se Kajmaku prej vitesh tashmë nuk ka asnjë lloj funksioni në PS.

‘Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet vendimet e organeve të policisë dhe të drejtësisë. Ky është një qëndrim i qartë ynë dhe mbi këdo. Nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni në PS.’- tha Balla.

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku  u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 14/06/2022 14:34

    Rama e ka thene gjithmone qe dergon para ligjit kedo qe ka kryer shkelje qofte ai antar i partise socialiste, keshtuqe e prisnim nje reagim te tille per ish bashkiakun e Vores

    Përgjigju
  • Frenki: 14/06/2022 14:04

    Ligji eshte njelloj per te gjithe qofsh politikoan ose qytetare ligji eshte ligj dhe te denon njelloj

    Përgjigju
  • Erandi: 14/06/2022 14:02

    Ps nuk ka qen asnje her ne mbrojte te tyre qe shkelim ligjin

    Përgjigju
  • klea: 14/06/2022 13:53

    cdo njeri ndeshkohet ska lidhje se cfare pune ka punuar me par ose miku i kujt esht. ligji eshte per te gjithe

    Përgjigju
  • andia: 14/06/2022 13:51

    ligji eshte per cdo person nuk behet dallime

    Përgjigju
  • titi: 14/06/2022 13:50

    cdo kush do te denohet ne kete vend qofte politikan qoft nje qytetar nuk kane dallime nqs merren me korrupsion

    Përgjigju
  • Koli: 14/06/2022 13:45

    Drejtsia ben punen e vet per kedo. Nuk ka tolerime. Ai sesht pergjegjsi e rames. Ps ka treguar dhe njher qe e ben pune sic duhet

    Përgjigju
  • Denis: 14/06/2022 13:43

    Drejtsia ben punen e vet per kedo dhe askush nuk mban pergjegjsi per askend secili per vete. Ps jep mundesira po duhet te din si ta vlersojne dhe jo ta shperdorojne

    Përgjigju
  • Semi: 14/06/2022 13:41

    Fal kesaj kemi kuptuar qe Rama dhe PS nuk bejn dallime per ata qe shkelin ligjin. Kushdo mban pergjegjsi p3r ate qe ben vet.

    Përgjigju
  • Klea: 14/06/2022 13:40

    Ps nuk ka toleruar asnje as ata te partis se vet. Kjo esht gjeja me e mire sepse nuk ben dallime dhe tregon qe e realizon punen sic duhet. Ligji prek kedo qe e shkel dhe nuk toleron.

    Përgjigju
  • Mondi: 14/06/2022 13:35

    Ja kshu duhet te jete ne parti serioze te kerkoj zbatimin e ligjit edhe nese ataret e saj kane bere shkelje. Ligji eshte i barabarte per te gjithe

    Përgjigju
  • Goni: 14/06/2022 13:32

    PS ka qen e para qe ka kerkuar te zbatohet ligji per kedo pa dallim politik

    Përgjigju
  • Gani: 14/06/2022 13:31

    Qeveria qe ne duam!Dhe njehere e treguat se sa i drejte jeni!

    Përgjigju
  • Enki: 14/06/2022 13:30

    Dhe ketu del ne pah fjala qe ka thene Rama qe cdokush pa dallim partie do marre denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Astrit: 14/06/2022 12:39

    Cdo njeri qe ben krim do te ndeshkohet. Drejtesia do te vihet ne vend dhe ajo nuk kursen askend

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/06/2022 12:31

    Cdo njeri qe meerret me korrupsion dhe nuk zbaton rregulloren e ligjit duhet te marri denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/06/2022 12:13

    Fytyra e Taulant Daçiçit të tregon se sa perkrahet drejtësia, Shiqoni se si i ështé nxirë fytyra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja