Fshehu arrestimin në Greqi/ PD i përsërit kërkesën Ramës: Shkarko Agim Kajmakun! (VIDEO)

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi doli ditën e sotme nga foltorja e selisë blu për të kërkuar edhe një herë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.

Për PD, kryeministri Edi Rama duhet të kishte shkarkuar në mënyrë të menjëhershme Kajmakun, sapo prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar në Greqi në janar të 2003 si dhe më pas nën hetim nga autoritet greke.

Ish-deputetja Çupi deklaroi se “qëndrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral.”

Agim Kajmaku

Deklarata e plotë e Çupit:

Sot bëhen 3 ditë që Edi Rama është zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, i cili fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë.

Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht.

Qendrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi.

Marrja në mbrojtje e Agim Kajmakut, siç ka bërë më çdo kriminel tjetër që ka futur në politikë, dëshmon, gjithashtu, se Edi Rama as nuk ka bërë ndonjëherë shtet, as nuk ka ndërmend të respektojë shtetin ligjor. Në shtetin e Edi Ramës ligji nuk është I barabartë për të gjithë. Njësoj si në “Fermën e kafshëve” të Orëellit, kriminelët e Edi Ramës, janë më të barabartë se qytetarët e zakonshëm. Ata janë të paprekshëm, veçanërisht nëse janë politikonë apo klientë biznesi të Edi Ramës.

Fshehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qendrim prej burracaku i EdI Ramës. Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri I Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim.

Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’I vijë rradha edhe atij!

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku, si dhe e ka vënë nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Megjithatë, ndonëse është shpallur i pafajshëm, Kajmakun e prek ligji i dekriminalizimit, pasi pyetjes nëse "ka qenë ndonjëherë i ndaluar ose i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale", Kajmaku i është përgjigjur "JO" në formular. Neni 190 i kodit penal përkufizon se personat që preken nga ligji i dekriminalizimit duke deklaruar të dhëna të rreme rrezikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

KQZ ka njoftuar e do të mblidhet ditën e premte për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 31/10/2019 18:03

    ASGJE NUK KA BERE AGIMI,,,AS KA VRARE AS KA PRERE NJERI ,,,E AS KA SHITUR DROGE,,,KA VAJTUR NE GREQI PER TE BLERE FIDANE PER FIRMEN E TIJ DHE NE MES TE TUFES TE EUROVE KA PATUR DISA EURO FALLCO,,,,C'DO NJERI MUND TE HAJE EURO FALLCO, NGA KAMBISTET,,,, PD KUJTON SE DO LAJE MUTIN ME SHURRE,,,PO JU TE PD JENI TE DHJERE DERI NE MAJE TE KOKES,,,NUK KA SAPUN QE JU LAN ,,E DO PERFUNDONI NE PARTI ME 2% ELEKTORAT...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë