Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, LSI: Lefter Koka nuk është 'koka' por Edi Rama! Avokati Beqiri: SPAK po tregon se njerëzit me pushtet nuk kanë më 'imunitet' nga drejtësia

Lefter Koka, u arrestua dje me urdhër të SPAK, pasi sipas organit të akuzës në periudhën kur ishte ministër i Mjedisit ka shkelur ligjin për inceneratorin e Elbasanit dhe ka përfituar 3.7 milionë euro.

Juristja Silva Caka, ish deputete e ish-partisë së Lefter Kokës LSI-së, thotë se SPAK duhet të ishte treguar më i shpejtë pasi paratë u pëdorën në fushatë elektorale. E ftuar në hapësirën e debatit në 'Studio Live' të gazetari Andi Kapxhiu në Report Tv, Caka tha se 'koka' e gjithë kësaj çështjeje nuk është Lefter Koka por Edi Rama.

"Kallëzimet janë bërë tashmë 3 padi në SPAK. Ka nisur kjo çështje që nga marsi. Ne mendojmë se këto para jo vetëm janë përfituar në mënyrë të paligjshme por janë përdorur edhe për fushatën elektorale në disa qarqe. SPAK duhet të kishte treguar një lloj prioritizimi.  Pse SPAK e fillon pikërisht me një person që sot nuk është askush. Aty ka edhe të tjerë. Ka material më shumë se të mjaftueshëm për të kapur të gjithë. Është Edi Rama koka dhe jo Lefter Koka", tha Caka.

Caka tha se paratë për inceneratorët janë dhënë fiktivisht pasi aty nuk bëhet punë.

"Për të mos mjaftuar milionat e eurove që kërkonte inceneratori, u desh edhe një rëndim nga kryebashkiaku i Fierit i cili merr lekë nga buxheti i bashkisë dhe ia jep inceneratorit. Dhe sa inceneratorë janë duke funksionuar aktualisht. Ne nuk kemi incenerim mbetjesh, por ca para që vidhen dhe ndahen. Ky është grup i strukturura kriminal dhe thjesht i kanë trajtuar në mënyrë të ndarë thjesht për ta shmangur këtë nën të 'grupit të strukturuar kriminal'.  Sigurisht që lëvizjet e SPAK i shikoj pozitive por vektori duhet të jetë më i shpejtë dhe më i lartë se kaq", tha ish-deputetja e LSI Silva Caka.

Ndërkohë që për avokatin e njohur Idajet Beqiri lëvizjet e fundit të SPAK tregojnë se nuk ka më imunitet për personat e fuqishëm dhe me pushtet nga drejtësia.

"Shoqëria shqiptare duhet të kuptojë që të gjitha qeveritë kanë bërë korrupsion. Këta kanë ndërtuar një sistem. Por ne shikojmë se nëse më parë korrupsioni bëhej galopant, sot kjo shifër ka rënë praktikisht. Lefter Koka nuk akuzohet për vitin 2021 dhe s'duhet ta lidhim me zgjedhjet. Ai akuzohet për vitin 2013-2017, kur ka qenë ministër i LSI. Unë nuk mendoj se LSI do ta kishte bërë këtë denoncim nëse Lefter Koka nuk do ta kishte bërë. Arrestime të tilla si Koka, Adriatik Llala apo kryebashkiaku i Lushnjës tregon se pandëshkueshmëria në këtë vend po merr një goditje dhe nuk do të jetë më si më parë Unë mendoj se GJKKO deri tani nuk kemi gjykatë por një noteri se bën çfarë i thotë SPAK. Jam i bindur që në këtë drejtim nuk e kemi mirë punën. SPAK është në rregull", tha Beqiri.

Idajet Beqiri pati një koment edhe për përplasjen Berisha Basha në PD. Avokati tha se gjykata do ta konsiderojë nul gjithçka ndodhi në Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Berisha po e vazhdon politikën e vjetër. Sali Berisha po bën reagime 'haxhi qamilste' dhe kjo është e turpshme. Ai duhet t'i kanalizojë veprimet në mënyrë institucionale. Gjykata do t'i bëjë nul të gjitha veprimet që ai ka bërë", tha avokati Idajet Beqiri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 15/12/2021 15:30

    Eshte Rama apo kush eshte koka, rendesi ka qe ju po e besoni qe SPAK ka filluar te beje punen. Shpresojme vetem qe Lefteri ta kete kemben zvarre

    Përgjigju
  • Populli: 15/12/2021 14:07

    Po mire kure ishte ministri juaj ju vinte mire qe i dërgonte çekun padrinos tende moj deputete apo keshtu i intereson padrinos te jales

    Përgjigju
    • popull dhe une: 15/12/2021 15:39

      dhe padrinoja i LSI (META DHE KRYEMADHI familja) e kane dhene me prova qe i mbledhin "taksat" me bllok qe mos harojne asnje e te jene te padrejte ...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër