
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pas skandalit me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH në Shqipëri.
“Kryeministër, jep dorëheqjen!
E ke me zë e me figurë.
Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!
Nëse ke një fije dinjitet, largohu!
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.”- shkroi Açka.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar! Opozita akuzon: Ka lidhje me Ramën












