Arrestimi i Jamarbër Malltezit, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani! Berisha miratoi ligje sipas nevojave të dhëndrit

TIRANË- Prokuroria e Posaçme publikoi akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili rezulton se ka pasur rol aktiv në nxitjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në kundërshtim me ligjin dhe në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

SPAK shkruan në njoftim se nga hetimet, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, Sali Berisha ka konsumuar veprat penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Konkretisht, sipas prokurorisë, Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Jo vetëm kaq, por sipas SPAK, Sali Berisha si kryeministër, ka ushtruar kontrolle e presion ndaj administratës për të nxjerrë sa më shpejt urdhërin e privatizimit, ng ai cili dhëndërri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

‘Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të Jamarbër Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij.’- njofton SPAK.

Krahas kësaj, SPAk e akuzon Sali Berishën se ka përdorur administratën në varësi të tij si kryeministër për të realizuar përfitimin e dhëndërtit Jamarbër Malltezi

‘Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Jamarbër Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.’- njofton SPAK.

SPAK thekson se përfitimi i parregullt i Jamarbër Malltezit, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit Sali Berisha ka ndodhur konkretisht me tri pika.

‘Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Jamarbër Malltezi. Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Jamarbër Malltezi. Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.’- bën të ditur SPAK.

Bashkëshorti i Argita Berishës, sipas SPAK, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me Sali Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta. Në njoftimin e SPAK, shpjegohet edhe akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndaj Jamarbër Malltezit.

‘Duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.’- thotë SPAK.

Biznesmeni Fatmir Bektashi, i shoqëruar në të njëjtën ditë me Jamarbër Malltezin, për ti njoftuar masën detyrim paraqitje akuzohet se ka konsumuar veprën “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh.

‘Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Jamarbër Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Fatmir Bektashi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Jamarbër Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.’- bën me dije SPAK.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të rregjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”. 

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi S. B., është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

  • Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M.
  • Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij.
  • Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M. 

  • Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.
  • Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

  • Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.
  • Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin J. M., pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 112 datë 20.10.2023, ka caktuar këto masa sigurimi:

 “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim S. B.

“Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodi Procedurës Penale ndaj shtetasit nën hetim J. M.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F. B.

Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
SPAK rendit akuzat për Berishën: Dyshohet se ushtroi presion e miratoi ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij

1697920998_saliberisha.png

SPAK ka publikuar zyrtarisht akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, dhe Fatmir Bektashin. Në njoftim renditen akuzat dhe dyshimet për ish-kryeministrin Berisha. SPAK në njoftimin zyrtar nënvizon se Sali Berisha, në kohën kur ishte kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Po ashtu SPAK thekson se Berisha ka ushtruar presion për privatizimin e ish-kompleksit 'Partizanit' në favor të Malltezit si dhe ka vënë në dispozicion struktura të administratës shtetërore po për dhëndrin e tij.

‘Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi S. B., është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.’- njofton SPAK.

Ora 11:40
'Kuotat në 3 shoqëri, 16 pasuri të paluajtshme e 6 llogari bankare' ja pasuritë që iu sekuestruan Jamarbër Malltezit

 

GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme të llogarive bankare dhe aksioneve të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, që po hetohet për akuzat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK

Pronat e përfshira në këtë urdhër janë 16 pasur të paluajtshme, 6 llogari bankare, dhe kuotat e kapitaleve në shoqëritë “Homeplan” sh.p.k., “Magnet IMO” sh.p.k. dhe “Magnet Gym&Fit”. Në veçanti, shoqëria “Homeplan” sh.p.k. sipas SPAK, është përdorur nga Malltezi për të përfituar para në formë dividenti në periudhë kohore që ai nuk ka qenë ortak. Shoqëria në fjalë u themelua në datën 19 maj 2008 me ortak të vetëm Fatmir Bektashin.

Pesë muaj më vonë, kjo shoqëri bashkë me Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begejën, lidhin një marrëveshje për financimin e kompleksit “Begeja 6000”, që do të ndërtohej në truallin e familjes Begeja me kapital total të parashikuar në vlerën 9.15 milionë euro. Investitorët bien dakord që për realizimin e vlerës totale të kontribuojnë Jamarbër Malltezi me 35% të vlerës, Xhimi Begeja me 25% dhe "Homeplan" sh.p.k. me 40 % të vlerës totale. Marrëveshja pezullohet përkohësisht më 19 nëntor 2008, pasi projekti ishte ende në fazë fillestare dhe leja nuk ishte marrë akoma, e riaktivizuar më 17 janar 2012, pa ndryshuar asnjë kusht të marrëveshjes fillestare.

Nga hetimi i SPAK, nuk rezulton që Jamarbër Malltezi, të ketë kryer ligjërisht investim në shoqëri, çka mund ti jepte të drejtën për të marrë fitim. Megjithatë, nga hetimi ka rezultuar se, nga viti 2010, e në vazhdim Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, kanë përfituar nga Fatmir Bektashi, duke u përdorur shoqëria “Homeplan” sh.p.k. si një shoqëri që është krijuar dhe ka ekzistuar vetëm për qarkullimin e parave që në vijim u janë shpërndarë të treve. Fatmir Bektashi ishte ortak në shoqërinë “Kontakt” sh.p.k. dhe në rast se edhe Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja dëshironin të ishin pjesë e investimit, mund të kishin investuar në këtë shoqëri, por kjo do të zbulonte rolin që kishte pasur Jamarbër Malltezi dhe bashkëpunimin e tij me ish-Kryeministrin e kohës Sali Berisha, përgjatë gjithë ecurisë, në përfundimin me sukses të kthimit të pronave dhe shtënies në dorë të dy klubeve sportive.

Me qëllim për të rregulluar situatën në një moment të caktuar, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja paraqiten sikur në vitin 2014 blejnë aksione të shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. në vlerë respektive 35.000 dhe 25.000 lekë, ndërkohë që deri në fund të vitit 2013, shoqëria “Homeplan” sh.p.k. ka pasur fitime të pashpërndara, të kaluara në rezerva. Por sipas SPAK,  paligjshmëria dhe fshehja e marrëdhënieve me këtë shoqëri, vijon të ngelet e tillë për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begejën deri në fund të vitit 2018, kur vendosin të depozitojnë kontratë në QKB dhe të shfaqen si bashkëortakë në shoqëri. Nga hetimet ka rezultuar se janë të parregullta të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Malltezi nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëortakë këtë shoqëri dhe fitimet e akumuluara ndër vite të saj në vlerë 5.4 milionë euro. Paratë janë marrë para vitit 2018 kur ai u bë aksioner në shoqëri, një pjesë e të cilave në formën e dividentit apo fitimit.

  Në sekuestro preventive

16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të 'Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit

"Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)", thuhet në njoftimin e sotëm në SPAK. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/10/2023 02:34

    Duket qe Malltezi e kishte nuhatur,ose ishte informuar se dite te veshtira e prisnin,prandaj po perpiqej te zhdukte cdo gjurme e dokument duke likujduar /Homeplan.sh.p.k/se bashku me partnerin ne krim,F. Bektashin.Nuk do te ishte keq sikur SPAK-u te vizitonte dhe bllokonte dhe zyrat e kompjuterat e Argita Berishes,mund te gjeje info.te tjera interesante.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 22/10/2023 11:59

    Prokuroria të mos haroj shprehien e një filmi SHQIPËTAR:Gërmo Tare gërmo se qënin e ngordhur ke për të gjetur.Në faktë sa më shumë të kërkoni aq më tepër zullume do zbuloni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja