Arrestimi i Jorgo Goros, Zbardhet dosja/ 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë

TIRANE- Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dosjen hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi, konkretisht 5512 m2 + 5080 m2(në kufi më njëra tjetrën) me sipërfaqe në total 10 592 m2.

Në episodin e parë sipas SPAK Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe të Himarës që ka qenë në atë kohë, 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli. Më pas është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e kësaj toke në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.

“Pavarësisht mungesës së një verifikimi në vetë dokumentacionin që vetë Bashkia Himarë ka rezultuar se posedonte pranë saj si dhe në mungesë të një konfirmimi të domosdoshëm nga Këshilli i Qarkut (pavarësisht se në shkresë referohet se ky konfirmim ndodhet bashkëlidhur), kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka përcjellë kërkesën për regjistrim në raste të veçanta, pranë ZVRPP me shkresën nr. 731 prot.. datë 18.03.2019 dhe aktet bashkëlidhur, dhe mbi bazën e kësaj kërkese, dhe dokumentacionit bashkëlidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlorë ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashëgimtarët) me dokumentin vërtetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, datë 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gjilek. për pasurinë me sip. 5512 m2, të llojit truall.”.

Nga verifikimi i kryer në regjistrin hipotekor dhe dokumentacionin ligjor përkatës, rezulton se pranë ASHK-se Vlorë, në datë 17.02.2020, në bazë të kërkesës të shtetasit Stavri Mëhilli, është regjistruar pasuria, regjistri hipotekor 40, datë 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me sipërfaqe 5512 m2, në emër të shtetasit Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtarët). Nga kjo praktikë rezulton se kërkuesi Stavri Mëhilli ka aplikuar në datë 12.02.2020, ora 12:48, për shërbimet "Lëshim vërtetimi pronësie", dhe vetëm pesë ditë më pas, datë 17.02.2020, është pajisur me certifikatën përkatëse të pronësisë' thuhet në dosje.

Referuar Këshillit të Qarkut Vlorë që ka dhënë informacione mbi çeshtjen, rezulton se kalimi i prones është bërë përmes shkresave dhe dokumenteve te rreme

10 ditë më pas Stavro Mëhillit i kaluan në bankë 12. mln lekë

SPAK thote se gjithë skenari i tjetërsimit përsa i takon regjistrimit të siperfaqes së tokës truall prei 5512 m2, prones me dokumenta flase, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi. Pikërisht kalimi i prones tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur 10 ditë më pas pikërisht më 27 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar  12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management' 

 “Gjatë hetimit janë kryer edhe verifikime pranë institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera pranë Bankës 'I...., ' ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarisë (lëvizjet) në monedhën ALL (Lekë), rezulton se në datë 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mëhilli, i janë transferuar/kaluar në llogari shuma 12,677,600 lekë me përshkrimin: "Kalim sipas kontratës nr. 296 rep nr. 171 kol datë 26.02.2020".”, thuhet në dosjen hetimore.

"Nga të dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet  një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është  likuiduar në datë 25.02.2020. Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk.

Kur është marrë në pyetje kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin por citohet të ketë thënë se ka tentuar të zgjidhë konfliktin mes banorëve.

Të shtunën e 23 marsit GJKKO arrestoi Jorgo Goron ndërsa dha masë arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë; kreun e Kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kërkim Stavri Mëhillin. Goro dhe të akuzuarit e tjerë dalin nesër, para GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë.

Shenim: Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Zbardhet dëshmia/ Jorgo Goro heq përgjegjësinë për tjetërsimin e tokës në Dhërmi: I bëri drejtoria e menaxhimit të Tokave, thjesht kam firmosur

1711217689_finalprojekt.00253307.Still175.jpg

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin në ndërhyrjet që ka bërë për regjistrimin e pronave, për të cilat akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. 
Në një pjesë të dëshmisë që ai ka dhënë për Prokurorinë e Posaçme gjatë hetimeve, të zbardhur në lidhje me sipërfaqen tjetër tokësore prej 5080 m2  Goro ka thënë se e gjitha procedura e ndjekur për pronën ishte trajtuar nga drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki ndërsa ai vetëm kishte firmosur si titullar institucioni.

Për këtë pronë Goro thotë se ai ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit. 

" Jorgo Goro i pyetur në cilësin e personit që ka dijeni për rrethanat e cështjes. shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se: ".ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese. Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve. Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne ligjin e veteqeverisjen  vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.

I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1 date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gjilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te shprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave. ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qellim zgjidhjen e konfliktit.

I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35' thuhet në dosje.

Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me zyrtarët ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Sa i takon regjistrimit të 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat,  SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e saj.

"Në lidhje me veprimtarinë e zyrtareve të Bashkisë Himarë, personave nën hetim Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, rezulton se procedura e regjistrimit të kësaj pasurie (parcela me nr.36/36/1) është iniciuar fillimisht me një kërkesë (aplikim/kërkesë për regjistrim prone, me datë 11.03.2019, me nr. 162 prot) të paraqitur nga personi nën hetim Stavri Mëhilli, drejtuar DMMT Bashkisë Himarë. Referuar praktikave dokumentare të administruara (analizuar më sipër) rezulton se 7 ditë pas paraqitjes së kësaj kërkese, me shkresën nr. 731 prot., datë 18.03.2019, nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë Himarë, personi nën hetim Jorgo Goro, dhe konceptuar/miratuar nga J.Bashi, personi nën hetim Jerasimo Bashi, drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bashkia Himarë i ka dërguar ZVRPP Vlorë, kërkesën për regjistrim të veçantë (pavarësisht se lënda e shkresës është "Shkrese përcjellëse"), duke i bashkëlidhur edhe dokumentacionin e dorëzuar nga shtetasi Stavri Mëhilli. Kjo kërkese dhe kjo praktikë dokumentare, ka shërbyer si baza dokumentare e vetme, për regjistrimin e parcelës/pasurisë me numër ngastre 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2" thuhet në dosjen e SPAK.

Ora 15:05
Arrestimi i Jorgo Goros/ Çfarë deklaroi Stavri Mëhilli në SPAK: Tokën në Dhërmi e kam trashëgimi nga babai! Por nuk ka AMTP-në origjinale

 

Zbardhet dëshmia e Stavri Mëhillit, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka bërë regjistrimin fillestar të tokës bujqësore 5512 m2, të ndodhur në në Dhërmi të Vlorë në emër të Foto Mëhillit që rezulton I atij dhe më pas përmes transaksioneve në përfundim prona është regjistruar në pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk me përfaqësues Artan Gaçin

“Stavri Mëhilli deklaron se prona ka qenë e babait te tij shtetasit Foto Mehilli, i cili ka pasur në pronësi një AMTP. Ky shtetas shpjegon se babai ka vdekur në vitin 2015 dhe i ka lënë në shtëpi këtë AMTP, te cilën ja ka lënë në original dhe të cilën ai e ka pasur në shtëpi.

Shtetasi Stavri Mehilli ka shpjeguar proceduren e ndjekur, duke u shprehur se fillimisht ka bërë kërkesë për konfirmim AMTP-je në Këshillin e Qarkut Vlorë, në Drejtorine e Administrimit të Tokës që gjendet në varësi të këtij institucioni. Kërkesën e ka parapërgatitur me shkrim pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në vitin 2019 dhe persa i kujtohet, ajo eshte protokolluar. Ai deklaron se i eshte kthyer pergigie nga Keshilli i Qarkut Vlore, ku bashkelidhur i ka ardhur konfirmimi i formularit nr. 6, ne emer te babait. Sipas tij, i ati kishte ne pronesi sipas AMTP-se dy parcela, nje ne vendin "Llangadhage" dhe nje ne "Perivolo, sip 5512 m2". Deklaruesi vijon me shpjegimet e tij se, kthimi i pergjigjes nga Keshilli i Qarkut

Vlore i ka shkuar me zarf ne shepi, brenda te cilit ishte konfirmimi i formularit nr. 6. Me pas ai sqaron se ka bere je deklarate noteriale te kufitareve. Parcela ne vendin "Perivolo" ka vetem nje kufitar, shtetasin Andrea Duni. Pasi ka bere gati dosjen tek noteri, duke perfshire dokumentet si: AMTP e noterizuar, kthim pergjige nga Keshilli i Qarkut Vlore, deklaraten noteriale te kufitarve, ka bere kerkese ne Bashkine Himare per regjistrimin e prones' thuhet në dosje.

Më pas ka deklaruar se nuk dispononte AMTP ( (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) origjinale  

"Shtetasi Stavri Mehilli, me pas, ne deklarimin e dates 07.06.2021 ka pohuar se nuk e dispon AMTP-ne originale me nr. 9677 date 07.02.1994, fshati Gjilek, per pasurine me sipërfaqe 6712 m2, pasi nuk e ka gjetur ne banese kete dokument. Te njejtin fakt ka deklaruar edhe per dokumentin kthim pergjige nga Keshilli i Qarkut Vlorë"

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 26/03/2024 09:02

    Per mendimin tim kjo eshte nje vjedhje e hapur qe i behet shqiptareve, njelloj me tokat qe u privatizuan ne Spille te Kavajes.

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/03/2024 08:44

    Sa ishte kursi i këmbimit të euros kur u transferuan lekët?

    Përgjigju
  • Iris: 25/03/2024 23:53

    Kjo ceshtje e ngateruar duhet te jete nje nga shembujt konkrete pse /investitori strategjik/ duhet zhdukur nje here e pergjithemone si terminologji e si praktike nga defteri i ekonomise,financave dhe i qeverisjes se vendit,se shume po abuzohet me te.Se dyti, duhet te jete nje kambane alarmi per njerez si Artan Gaci me shoke,qe dine te ndertojne hane me 5 yje,por nuk jane te afte te dallojne dhe nje mashtrim e fallsifikim qe ben /Moo!/ nje ore larg! Nuk ja preu pak kaplloqja ketij Gacit, se kush eshte ai qe shet nje toke te tille dhe ku,ne Dhermi?! Po te ishte ne ndonje vend te humbur dhe mundet,por ne Dhermi e Himare e ne zona te ngjashme,vetem nje falsifikator e shet,se kush e ka me te vertete te veten,e investon vete,ose nese nuk ka mundesi financiare t'a zhvilloje,minimumi e jep me qera,por nuk e shet kurre.Nuk jane me shqipot e viteve 90'qe shisnin tokat e trojet ne zonat me te mira te vendit tek Argita Berisha me shoke gati /badiava/,kane ndryshuar koherat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty