Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi në Lushnjë me simpatizantët demokratë, ka reaguar edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili u vu në pranga mbrëmjen e djeshme së bashku me 12 punonjës të tjerë të bashkië për abuzim në tenderin me vlerë deri në 3 milionë euro.

Berisha tha se arrestimi i Allës erdhi si pasojë pasi ky i fundit nuk pranoi të tërhiqej nga kandidimi për të fituar një tjetër mandat 4 vjeçar në krye të bashkisë së Bulqizës. Ish kryeministri, tha se shkeljet e Allës diheshin dhe për këtë kishte një dosje, por kjo dosje u publikua vetëm pasi ai nuk pranoi të mos kandidonte në zgjedhjet e 14 majit.

“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 milionë euro narkomanin, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër. Edhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë për të vjedhur, për të larë para. Këta vjedhin të gjithë. Tendera sekrete bëhen vetëm për një problem të SHIK apo të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera ka bërë ajo që rri në krahun e Edi Ramës, dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës që me ligj nuk duhet të marrë pjesë në këto tendera”- u shpreh Berisha.

Berisha nuk la pa përmendur as shkarkimin e Ardian Koçit nga posti i drejtorit të Parkut të Karavastasë vetëm sepse dha një intervistë për VOA-n, duke deklaruar se ky i fundit u shkarkua për faktin se nuk kishte firmosur për ndërtimet e oligarkëve.

Duke folur edhe për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, Kreu i Rithemelimit, u shpreh se situata është krijuar për shkak të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë peng Bashën dhe Alibeajn. Takimi i sotëm i Berishës në Lushnjë u bë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Drejtori i Parkut të Karavastasë u rikthye në punë, Berisha tregon arsyen e shkarkimit: Nuk firmosi për ndërtimet e oligarkëve

 

Gjatë takimit me simpatizantët demokratë në Lushnjë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha foli edhe për shkarkimin e Ardian Koçit nga posti i drejtorit të parkut të Karavastasë vetëm sepse dha një intervistë për ‘VOA’-n. Ai tha se arsyeja e vërtetë për shkarkimin e tij nga puna ishte sepse nuk kishte firmosur ndërtimet e oligarkëve në Karavasta.

“Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Ardian Koçi, drejtori i Karavastasë, socialist i thekur, nuk ka rëndësi por punëtor i thekur më kanë thënë, që u rrinte i bënte shërbime. E pushuan sepse dha intervistë Zërit të Amerikës?! Nuk ishte halli i intervistës, por se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve, në Karavasta. Mbronte Karavastanë”-tha Berisha mes të tjerash.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u bë e ditur, se pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Koçit nga posti që mbante, ky i fundit u rikthye sërish në të njëjtën detyrë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston