E shkarkuan se dha intervistë pa leje për VOA, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura rikthen në detyrë Drejtorin e Parkut të Divjakës, Ardian Koçi

E shkarkuan se dha intervistë pa leje për VOA, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura rikthen në detyrë Drejtorin e Parkut të Divjakës, Ardian Koçi

Vendimi për Ardian Koçin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi. Urdhëri i ri iu përcoll këtë të enjte zyrtarisht zotit Koçi nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë, Daniel Pirushi.

Zoti Koçi i tha Zërit të Amerikës se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr një padi që kishte depozituar në gjykatën civile të Lushnjës, menjëherë pas urdhërit të parë të pushimit nga puna.

Zoti Koçi u njoftua më 22 shkurt për fillimin e një “ecurie disiplinore” nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, u thirr para një komisioni disiplinor dy ditë më vonë dhe në mënyrë shumë të shpejtë më 3 mars iu njoftua përmes një shkrese të dytë ndërprerja e marëdhënieve të punës.

Në shkresën e parë të 22 shkurtit thuhej se "procedura disiplinore lidhet me prononcimin e dhënë për shtyp në mënyrë të përsëritur pa marrë miratimin nga Drejtori Përgjithshëm".

“Referuar edhe rastit të fundit të sinjalizuar ku ju keni dhënë një intervistë në median Zëri i Amerikës publikuar më datë 12 shkurt, për të cilën ju nuk keni njoftuar dhe nuk keni marrë një miratim nga eprori duke shkelur rregulloren e brendshme të institucionit” , thuhej në shkresën drejtuar zotit Koci.

Pas urdhërit të pushimit nga drejtoresha e Agjencisë zoti Koçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se u gjet një shkak qesharak për ndërprerjen e marëdhënies së punës.

Pas reagimit të zotit Koçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Agjencisë, Daniel Pirushi tha se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë - Karavasta Ardian Koçi ishte në proces rishikimi pas kërkesës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Disa nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri, qindra mbështetës, profesorë të njohur dhe studiues të shkencave të natyrës kërkuan rikthimin në detyrë të zotit Koci duke e përshkruar atë si një model të përkushtimit dhe mbrojtjes së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë dhjetë viteve që ishte në detyrë.

Nga ana tjetër shumë prej tyre shprehën nevojën e respektimit të së drejtës së shprehjes nga zyrtarët publikë sidomos atyre që menaxhojnë parqet natyrore pasi puna e tyre lidhet drejtëpërdrejt me mbrojtjen e kësaj pasurie dhe interesat e komuniteteve vendore./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2023 03:22

    Na mbeti //miku// misterioz pa vendin e premtuar te drejtorit!

    Përgjigju
  • Piku: 16/03/2023 20:10

    Hajt, gjysma e se keqes. I jepet nje verejtje, po jo direkt shkarkim se te merr pagat ne gjykate, besoj.

    Përgjigju
  • Scodrinon: 16/03/2023 19:16

    Një centralizim i tillë burokratik as në monizëm nuk ka ekzistuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës