Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje! Kim: A ia vlen të shkosh në burg? Basha: Fillim i mbarë pas denoncimeve të PD

TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe ka sjellë reagime nga radhët e krerëve të politikës, por edhe të diplomatëve të uaj në vendin tonë. I pari që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se PS-ja nuk do t'i shërbejë si mburojë në përballjen e tij me drejtësinë.

Nga ana tjetër, një reagim ka pasur edhe nga ana e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ajo ka shkruar se çdo kush që ka bërë korrupsion, tani do duhet ta gjykojë nëse ia vlen për të shkuar pas hekurave!

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilëson fillim të mbarë arrestimet e SPAK teksa akuzon Tushen për lidhje me hakmarrjen në drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Basha: Fillim i mbarë

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet optimist te drejtësia e re teksa thotë se arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe është një fillim i mbarë. Në reagimin e tij, Basha hedh akuza edhe për lidhje të Tushen me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

"Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi", shkruan Basha.

Ora 11:19
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion është koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo u është drejtuar me mesazh të korruptuarve, duke thënë se është koha të ndalin ose në të kundërtën do të shkojnë në burg.

"Nëse jeni të përfshirë në korrupsion - pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni - tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim. 

Postimi i Yuri Kim 
Ora 10:55
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje

"Nga PS nuk do ketë asnjë mbrojtje"! Është krye reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e SPAK ku në pranga ka rënë edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Rama tha se ai do të duhet të përballet vetë me drejtësinë pasi PS nuk do bëhet "mburojë" e për interesat vetjake të një kryebashkiaku në rastin konkret.

"Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak", shkruan Rama. 

Fatos Tushe u arrestua ditën e sotme, pas një operacioni të SPAK të zhvilluar ditën e sotme, ku në pranga ranë dhe 10 bashkëpunëtorë të tij. Ky operacion u bë për tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës, me vlerë 24 mln lekë të reja.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter
B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 06/07/2021 22:25

    E bukur kjo. Nga PS ska mbrojtje, por vetem mbeshtetje per pushtetin lokal dhe abuzimin me te. Drejtesia e re provohet kur te coje pas hekurave Nanon, Berishen, Meten, Ramen dhe Bashen.Si dhe seevilat kulltofage te tyre ne te mengjer e te djathte.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/07/2021 21:55

    Paturoesia e Lul Bashes nuk ka fund!Po ti je tre dishe nga me te nedhate be historine e demojracise shqiptare dhe thua qe fillim i mbare .Kur te fusin prangat ty dhe Saliut me shoke do jete fillm i mbare ,poe mesa duket SPKU po merret vetem me nazhorancen

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 06/07/2021 20:26

    Dikush duhet ti tregoj bashes se 120 miljon lek jane shume her me pak se 220 miljon dollar qe i ka vjedhur nga rruga e kombit,dhe te flet basha per vjedhje,krim e korrupsion ateher ka mbaruar çdo gje,dhe nese SPAK nuk merret me bashen, sypeshkun e non grata-s ateher kjo i bie se edhe SPAK kontrollohet nga basha dhe krimi,per me teper Ku eshte SPAK per lazaratin qe duke mbrojtur drogen vrane edhe nje polic dhe sali berisha e basha banin thirrje ta mbrojne lazaratin me lufte,ka vidéo sa te duash per kete,pastaj Gerdeci, 21 janari e shume te tjera deri te vrasja ne Elbasan disa dite para zgjedhjeve, prandaj une dyshoj se SPAK do bej drejtesi,si ka mundesi qe kllirim gjata urdheron dhe kercenon publikisht edhe SPAK Ku sipas tij duhet te dhunohet i vrari ne Elbasan e JO vrasesi kurse urdherdhenesi gazialem bardhziu duhet dekoruar,nese kjo eshte drejtesia te dashur SPAK zoti ju ndihmoft.

    Përgjigju
  • Ilir: 06/07/2021 19:08

    Se kuptoj pse duhet te flasin politikanet dhe ambasadoret per keto arrestime, ne cdo vend te botes keto lloj deklaratash do te quheshin presion mbi gjyqtaret dhe do ndihmonin keta hajdutet qe arrestohen tia hidhnin pa lagur.Krijoni more kushtet qe drejtesia te punoje e pavarur e te jete e ndershme e mos leshoni deklarata .

    Përgjigju
  • Endri: 06/07/2021 18:05

    Basha!!! Muaahhh. Te shohim reagimin kur te afrohen ne anen tende. Ti je nder me kryesoret objekt i SPAK o hajdut

    Përgjigju
  • Tata: 06/07/2021 15:23

    Eeeh,te shohim ata qe ishin ne pushtet se shtihen te virgjer,por ne e dijme e se harrojme.

    Përgjigju
  • A...Zh: 06/07/2021 12:27

    Paska reaguar Basha! Perseri ra ne kurth ky trapi? A e di se lista ne stanin tend eshte shume e gjate?! Goditja majtas eshte taktik e SPAK per t'ju camatosur o hajvan!

    Përgjigju
    • katarakti: 06/07/2021 16:16

      Flet Basha kunati i kunatit! 3 Vila Lulzimja!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025