Gjatë fjalës së tij për protestat, kryeministri Rama sulmoi edhe analistët e mediave duke u shprehur se çdo mbrëmje përgatisin “zullumin” dhe janë nxitësit kryesorë. Sipas kryeministrit, mediat dhe rrjetet heshtin për të mos humbur ndjekësit e as për të mos qenë pre e sulmeve.

“Shqipëria ka një te keqe tek hipokrizia e madhe e njerëzve të kamur, tek hipokrizia e madhe e atyre, që para pafund online dhe që për lajke janë gati ta djegin Shqipërinë fare, ta djegin. Por, nga ana tjetër kanë frikë të thonë një fjalë kundër dhunës sepse ju ikin lajket edhe bëhen objekt i dhunës dhe si ata është tipologjia e atyre që sot kanë një zë hipokrit, të mëdhenj shumë, të jashtëzakonshëm. Çfarë duan? Duan favore. Kanë kohë që s’marrin favore. Shumë kohë të gjatë dhe nuk dinë të jetojnë pa favore. Prandaj thashë ata të mbrëmjes janë më zi se ata të gurëve se nxitja fillon nga ata të mbrëmjes. Zullumi përgatitet nga ata të mbrëmjes. Natë për natë, natë për natë, natë për natë, natë për natë, vjedhje e vjedhje, korrupsion, korrupsion, vjedhje, krim, për të nxitur të ligën tek njerëzit”, tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Protestat/ Rama: Kurth që kërkon gjak! Dhuna s’është zgjidhje, ta harrojnë se është çështje ditësh! Rusia dhe Irani, duart e huaja pas protestës! Në lojë e ardhmja e Shqipërisë në BE