Arrestimi i kumbarit të mafies në Siçili, zbulohet një tjetër ‘shpellë’ e Matteo Messina Denaros! Dyshohet se është ‘pastruar’ para mbërritjes së karabinierëve

ITALI- Vetëm një kilometër nga rezidenca zyrtare ishte streha e bosit të mafies, Matteo Messina Denaros. Gjurmët e gishtërinjve konfirmuan se ishte dhoma e gjetur dje në një apartament të vogël në qendër të Campobello di Mazara.

Megjithatë nuk ishte asnjë gjurmë e njeriut më të rëndësishëm në botën e krimit italian ajo që do ndihmonte karabinierët të gjenin bunkerin e tij të vogël, përveç gjurmëve të lëna nga ADN e tij. Nga ky zbulim i strehës së tij të tretë, u zbulua ‘thesari’ i kumbarit të mafies, që ja doli të zëvendësonte Toto Riinën.

Në një qoshe ku mbante gardërobën, karabinierët nuk u përballën as me para, as arkivin e Totto Riinës, por disa shënime e letra të cilat do analizohen për ditë me radhë. Mes të tjerash, në qoshen e tij të vogël u gjetën disa bizhuteri, gurë të çmuar, copa argjendi, kuti boshe e me sende me vlerë.

Si arritën forcat e Guardia di Finanzia të gjenin strehën e tretë të bosit të mafies?

Ideja hetimore për këtë vendstrehim mbërriti mëngjesin e djeshëm nga Guardia di Finanza dhe kishte të bënte me vizitat e mundshme dhe të përsëritura - muajt e fundit - nga ish i arratisuri në atë shtëpi të rinovuar së fundmi, me një dhomë sekrete ngjitur.

Hipoteza e pastrimit

Me ardhjen e financierëve dhe karabinierëve, është  dorëzuar menjëherë çelësi i derës së blinduar të mbrojtur nga gardëroba. Dhe një dhomë mjaft e madhe për të mbajtur një person që dëshiron të fshihet.

I përballur me ato pak sende me vlerë (të paktën në krahasim me pritjet) dhe kutitë kryesisht boshe, Risalvato argumentoi se ishte një lloj dhome magazinimi të sigurt që përdoret nga ai dhe familja e tij. Nuk përmendet Matteo Messina Denaro. Dhe fakti që hetuesit nuk kanë gjetur atë që shpresonin të gjenin – siç duket edhe nga thashethemet e pakta që filtrojnë hetimin sekret – nuk do të thotë se ajo vendstrehim nuk është përdorur nga shefi. Sepse nga arrestimi i tij deri në kontroll , kanë kaluar edhe 48 orë; kohë të mjaftueshme për këdo që të "lehtësojë" çdo përmbajtje që është sensitive dhe ta çojë diku tjetër.

 Që nga e hëna, fytyra e kumbarit të fundit ka qenë protagoniste vazhdimisht mes ekraneve televizive, kompjuterëve dhe faqeve të gazetave dhe që atëherë ka pasur shumë raporte për lëvizjet e tij hipotetike. Gjithsesi, lidhja me shtëpinë në qendër të Campobello u shfaq e drejtpërdrejtë dhe e saktë dhe kështu prokuroria e Palermos urdhëroi menjëherë financat dhe karabinierët të bënin kontroll.

Kujtojmë se kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

Njëri nga apartamentet ku fshihej njeriu më i kërkuar në Itali, ndodhej në qendër të qytetit të Trapanit. Kërkimi i koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Guido i cili prej vitesh ka hetuar bosin e Cosa Nostra-s, ka vijuar gjatë gjithë natës, duke kërkuar çdo cep të apartamentit ku fshihej njeriu më i kërkuar i 30 viteve të fundit.

Ndërsa banesa tjetër ku fshihej Matteo Messina Denaro.  Një ndërtesë jo larg shtëpisë së tij në Campobello di Mazara, ku shefi i mafias italiane jetonte nën identitetin e rremë të Andrea Bonafede, policia italiane arriti të gjejë "strofkullën" ku Messina Denaro kishte fshehur jo vetëm dokumente, por edhe materiale të tjera që lidhen me menaxhimin e bandës së tij në të shkuarën si edhe për planet për të ardhmen apo paratë. Në një dhomë të blinduar, fshehur pas një garderobe, janë gjetur  bizhuteri, gjerdanë dhe gurë të çmuar.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 20/01/2023 10:44

    Evazoini fiskal kërkohet të kaloi për të pastruar floririn e grabitur nga serbia dhe Edvin shkjau shqipfolës me kompanin e tyre

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/01/2023 10:42

    Shkoni dhe kontrolloni bunkerin e Surrelit i cili ia kalon qdo mafiozi tjeter në jo vetëm në rajon…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'