U arrestua ditën e djeshme, zbulohet ‘streha’ e kreut të ‘Cosa Nostra’-s! Fshihej në apartamentin në qendër të Trapanit! Del VIDEO nga momenti kur shkon i vetëm në spital

Kur ende nuk kanë kaluar 24 orë nga arrestimi i bujshëm i Matteo Messina Denaro, kreut të mafias italiane ‘Cosa Nostra’, policia ka nisur kërkimet për zbulimin e banesave të tij. Si rezultat i kërkimeve, ata kanë zbuluar apartamentin ku ai dyshohet të jetë fshehur kohët e fundit.

Apartamenti ku fshihej njeriu më i kërkuar në Itali, ndodhej në qendër të qytetit të Trapanit. Kërkimi i koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Guido i cili prej vitesh ka hetuar bosin e Cosa Nostra-s, ka vijuar gjatë gjithë natës, duke kërkuar çdo cep të apartamentit ku fshihej njeriu më i kërkuar i 30 viteve të fundit.

Pavarësisht se në rastet e kaluara, banesat e bosëve të mafias boshatiseshin pasi këta të fundit arrestoheshin, këtë herë nuk ka ndodhur kështu. Ende nuk ëështë e qartë se çfarë është gjetur dhe sekuestruar por autoritetet besojnë se çdo provë dhe çdo element mund të rezultojë i dobishëm për të zbuluar bashkëpunëtorët e shefit të Cosa Nostras dhe njeriun që mbuloi për kaq vite fshehjen e tij.

Arrestimi i Matteo Messina u realizua ditën e djeshme, ndërsa të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Kreu i ‘Cosa Nostra’ përdori emrin e tij, flet Andrea Bonafede ‘i vërtetë’: E njihja që kur ishte fëmijë, e bleva shtëpinë me lekët e tij

Andrea Bonafede, “i vërteti”  ka folur dhe ka treguar lidhjen e tij me Matteo Messina Denaro, kreun e mafias italiane ‘Cosa Nostra’. Ai ka treguar se e ka njohur Denaron që kur ishte i vogël, e ndërsa ka zbuluar se shtëpia ku rrinte kreu i mafias, e kishte blerë ai me lekët që i kishte dhënë ai.

“E njoh që kur ishim të vegjël, banesa ku ai jetonte është e imja që e kam blerë me lekët e tij”, tha Andrea Bonafede.

Matteo Messina Denaro kishte përdorur emrin Andrea Bonafede për t’u fshehur gjatë kohës kur ishte në arrati.

Ora 21:43
Del VIDEO- Momenti kur kreu i mafias italiane ‘Cosa Nostra’ shkon në spital

Në pamjet e publikuara nga ushtria , shefi i mafias Matteo Messina Denaro shihet teksa arrin në klinikën në mëngjes ku po trajtohej për kancer. Ai u regjistrua me emër të rremë, atë Andrea Bonafede, i cili ekziston me të vërtetet.

Ora 20:45
Selfie me Messina Denaron bëhet virale! Mjeku rrezikon një procedim disiplinor

1673984772_78.JPG

Një selfie me bosin e mafias,  Matteo Messina Denaro, e bërë në repart më shumë se një vit më parë, u bë virale në whatsApp dhe bëri që mjeku kirurg nga "La Maddalena" në Palermo, të rrezikojë procedimi disiplinor. Fotoja, e cila ditën e kapjes së Denaro-s qarkulloi nëpër celularët e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë, e portretizon atë duke përqafuar bosin e ‘Cosa Nostra’. Denaro kurohej në spital me identitetin e rremë të Andrea Bonafede

Ora 14:54
Viagra, orendi luksoze dhe fatura restorantesh, çfarë u gjet në apartamentin ‘modest’ ku fshihej bosi i mafias italiane ‘Cosa Nostra’

1673874937_mnateeo.JPG

Detaje të reja janë raportuar nga mediat italiane lidhur me sendet e gjetura në apartamentin ku fshihej bosi i ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro.

Parfume luksoze, veshje dhe orendi të rafinuara janë zbuluar brenda apartamentit në dukje ‘modest’ ku banonte kreu i mafias italiane. Brenda apartamentit u zbuluar ora 35 mijë euroshe që Matteo Messina mbante në dorë. Gjithashtu u gjetën atlete, rroba luksoze, fatura restorantesh dhe (Viagra) pilula për të përmirësuar performancën seksuale.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kobra: 17/01/2023 12:41

    Me shume gjasa edhe Martinaj mbas 30 vitesh do kapet

    Përgjigju
    • A. N.: 17/01/2023 15:02

      Ky vazhdonte aktivitetin mafioz, ndersa Martinaj doli ne pension dhe do harrohet pas ca muajsh.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)