TIRANË- Arrestimi i ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka nga SPAK për dosjen e inceneratorit të Elbasanit ka sjellë reagimet e para. Është ambasadorja e SHBA-së, e cila është shprehur se ky operacion i SPAK tregon se askush nuk është mbi ligji dhe se askush nuk i shpëton fuqisë së tij.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kjo nuk është drejtësi e plotë. Ai ka kërkuar edhe arrestimin Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt, që sipas tij janë "peshqit" e mëdhenj.

Nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim. koka ka qenë dikur ish-ministri i tyre, por kalimin e PS-në, nuk ia kanë falur, duke e sulmuar shumë ashpër. Për arrestimin t tij, LSI thotë se është tepër vonë dhe një hipokrizi e SPAK, kjo pasi sipas tyre denoncimet janë bërë me herët, por mosreagimi ka qenë i qëllimshëm. Kryetarja Monika Kryemadhi e LSI-së tha se ka akoma persona të përfshirë në këtë çështje.

Lefter Koka u arrestua mesditën e sotme në banesën e tij në Durrës, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndaj tij, rëndojnë 3 akuza për veprën penale, për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Arrestimi i Lefter Kokës, Kryemadhi: Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi tha se ka akoma persona të përfshirë në këtë çështje.

"Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme", shkruan Kryemadhi. 

Ora 13:50
Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Nuk është peshku i madh! Nuk është drejtësi e plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se arrestimi i Lefter Kokës me urdhër të SPAK për dosjen e inceneratorin e Elbasanit, provon që akuzat e opozitës ndaj tij janë të vërteta. Ai tha se Koka nuk është "peshku i madh", por kërkon arrestimin e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliaj,  që sipas tij janë "peshqit e mëdhenj".

"Arrestimi i sotëm është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të PD, në 2018 nisi procesin e denoncimeve, përkundër blerjes së heshtjes publike për 400 mln euro që i janë zhvatur taksapagusve të saj, arrestimi i ministrit të Ramës tregojnë se denoncimet tona kanë qenë të drejta, nuk ka qytetarë shqiptar që e beson se ky është peshku i madh, e dinë të gjithë që 17 vendime qeverie nuk i nxirrte dot një ministër, emrat e vërtetë që qëndrojnë pak kësaj afere janë të Edi Ramën, Damian Gjiknburit, Erion veliaj, Klodian Mërtirit dhe surrogatëve të tjerë ndaj sado nuk ka veprim të plotë nuk ka drejtësi të plotë. Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, është fillimi i një procesi por nuk mund të përfundojë pa dhënë përgjigje se cfarë bëhet me kokat,  me kreun e qeverisë, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës, kjo dëshmon rëndësinë e madhe që ka komisioni hetimor, arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij Komisioni, ne po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, por tregohet se duke mos sjellë dokumentin e nevojshëm, fajtorët janë zbuluar", tha Basha.

Ora 13:42
Arrestimi i Lefter Kokës, LSI: Shumë vonë dhe hipokrite!

1636727169_LSIselia.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është kursyer aspak për ish-ministrin e tyre, Lefter Koka. Menjëherë pas arrestimit të tij nga SPAK, për dosjen e inceneratorit në Elbasan, LSI e ka cilësuar si një operacion të vonuar dhe hipokrit, e ndërsa në reagimin e tyre kanë sulmuar edhe Partinë Demorkatike, ish-aleatin e tyre.

"Shume vone,hipokrite dhe pa asnje vlere per te falenderuar Spakun.

Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji. Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj .

Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar. LSI do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar. Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur!!", shkruan petrit Vasili. 

Ora 13:19
Arrestimi i Lefter Kokës/ Kim: Askush nuk është mbi ligjin! Mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh

Reagimi i parë lidhur me një prej arrestimeve më të bujshme të SPAK, atë të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane thotë se kjo është një tregues se askush nuk është mbi ligjin.

"Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t'i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete", tha Kim. 

Postimi i ambasadores Yuri Kim, në anglisht