Arrestimi i Lefter Kokës, PS konfirmon qëndrimin: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, nuk i kemi borxh askujt

Arrestimi i Lefter Kokës, PS konfirmon qëndrimin: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, nuk i kemi borxh askujt

Lefter Koka, selia e Partisë Socialiste dhe SPAK

Partia Socialiste e konfirmon qëndrimin e saj për arrestimin e fundit nga SPAK, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të cilin e akuzon për korrupsion për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Balla ka diskutuar mes të tjerash edhe lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i grupit socialist thotë se i vjen mirë që  veprimet e SPAK-ut po duartrokiten.

"Ju tregova studentëve se pesë vite e ca muaj më parë miratonim në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, e cila është duke dhënë rezultate të qarta, duke nisur ta transformojë drejtësinë nga themelet, nga hallkën më të kalbur të shoqërisë shqiptare, në një gur themeli të një shteti të mirëfilltë europian, ku ligji vjen përpara gjithçkaje e ku ligji i trajton të gjithë si të barabartë. E pra, sot ne socialistët jemi më shumë krenarë për votën e dhënë për Reformën në Drejtësi. Sot me rezultatet e dukshme dhe punën e SPAK-ut, të Gjykatës Kushtetuese etj., të gjithë mund të vërejnë qartë se sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi për të ardhmen e vendit tonë. Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partisë Socialiste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje. Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shanë, u munduan ta pengojnë, apo që u zotuan ta çbëjnë,  duhet të kërkojnë falje", ka shkruar Balla.

Arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka e komentoi edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk i bën përshtypje. Kjo sepse për të, investimi për inceneratorin e Elbasanit është aty për qytetarët dhe së dyti sepse ky është një tregues i qartë që Reforma në Drejtësi funksionon. Ky është reagimi i parë i shefit të qeverisë për një nga arrestimet më të bujshme të SPAK të ditëve të fundit dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Up Xhixhush: 17/12/2021 18:29

    Kot z.Balla, mos rastesisht i keni borxh popullit te vjedhur e nuk i keni borxh Terit, po Teri ju ka burxh juve?

    Përgjigju
  • emri: 17/12/2021 18:16

    tamam qe ky ka qene pjese e atij zinxhiri te madh korupsioni qe nuk levizte pa dijenine e ketyre. Lere kur del palloshi qe thote nuk me ben pershtypje: eh ne cdore te njerezve i keni lene taksat tuaja o njerez. Ai qe duhet te ishte roja thote po cme duhet mua ... Leftrei ishte nje afer qe u zbulua mbas faktit se ka pasur te tjera si puna e unazes e Astirit, me kompani fiktive qe ju rane pendet qe qe ne veze. vetem hajdute ngado: dhe pyesin po leket ku i gjeten?! po ja o hajvane ja u vodhen juve e nuk dine ku ti futin e si ti prishin fshataret e politikes.

    Përgjigju
  • Teri: 17/12/2021 18:08

    Se kuptoj kete qendrim. Vjedhja eshte bere ne kohen qe ti ke qene pushtet ore fshatare Librazhdi, dhe thjeshte e quan si gje banale duke mos pasur pergjegjesi. Kjo do te thote qe ju vidhni sa te doni dhe i dilni zot vetes.ju ju lumt sumatriçia qe ska tjere me.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 17/12/2021 17:38

    Kot beni. Gjithcka eshte e orkestruar. Pse u terhoq nga mandati Lefteri? E njejta situate si me zevendesministren e arkave te peshkut per nje vend pune qe e hoqi Rama. Kjo nuk eshte drejtesi e plote dhe e barabarte. Turp

    Përgjigju
  • Zulu: 17/12/2021 17:37

    Po pritni MOR BALLA MOR LEGEN. ..PO KY ISHTE MINISTER NE QEVERINE TUAJ...SI BENTE KORRUPSIONI KY PA E DIKUR RAMA E TE TJERET....

    Përgjigju
    • adeci: 17/12/2021 18:10

      Si syte e tu qe te te pelcasin.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana