Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mblodhi një ditë më parë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të Nicolas Maduro nga një operacion i organizuar nga SHBA-të.
Në lidhje me këtë situatë analistja Ardita Behluli e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri tha se pas këtij operacioni në botë mbizotëron ligji i forcës, që do të thotë se i më i forti mbijeton.
“Vuçiç ka mbledhur dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Beograd ku është diskutuar siguria rajonale dhe më pas ka shprehur shqetësim për sinjalet diplomatike për rastin e arrestimin e Maduros nga SHBA. Ai këtë rast e konsideron presion ndërkombëtar. Vuçiç thotë se e drejta ndërkombëtare, rendi botëror nuk po funksionon dhe se tani mbizotëron ligji i forcës- kush është më i forti ai shtyp”, u shpreh analistja.
Ndër të tjera ajo përmendi edhe aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ku Vuçiç e sheh si një kërcënim për sovranitetin e Serbisë.
"Sa i përket armatimit të Kosovës, Vuçiç thotë se armatosja e Kosovës është e kundërligjshme. Beogradi e konsideron si një kërcënim për serbët atje dhe sigurinë në rajon. Vuçiç gjithashtu ka shprehur edhe një shqetësim për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Ai e sheh këtë trinom si një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin e Serbisë dhe sipas tij prandaj duhet edhe një përforëcim i kufijve me Kosovën.
Ai po luan me dy karta duke bindur qytetarët e vet se BE janë kundër Serbisë, po ashtu edhe SHBA-të mund të të bëjnë çudira si rasti i Venezuelës, tha Behluli teksa nënvizoi se kjo është një çështje që Vuçiç po i shfrytëzon për zgjedhjet e ardhshme elektorale.
Komente










