Pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga SHBA, tashmë Venezuela është në duart e zv.presidentes Delcy Rodríguez.

Shefi i ushtrisë dhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, deklaroi se forcat e armatosura i qëndrojnë besnike vendimit të Gjykatës Supreme dhe e njohin emërimin e Rodríguez si presidente e përkohshme.

‘Ne e hedhim poshtë rrëmbimin frikacak të presidentit kushtetues dhe komandantit tonë të përgjithshëm, Nicolas Maduro. Në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, ne e njohim emërimin e Delcy Rodríguez’, tha Vladimir Padrino López, shefi i ushtrisë dhe Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës.

Por, Sekretari i Shtetit Marco Rubio beson se presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez nuk është presidentja legjitime e Venezuelës, sepse Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë regjimin aktual legjitim.

Në një nga intervistat e tij televizive, Rubio shpjegoi se e kupton që sot në Venezuelë ka njerëz që në të vërtetë mund të sjellin ndryshime. Por ai sqaroi se kjo është e ndryshme nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe zgjedhje. 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Maduros, ushtria e Venezuelës mbështet Rodriguez si presidente të përkohshme! Trump: Bëj gjënë e duhur ose do të paguash më keq se ai